Tingulli i harpës
Udhës së njerëzimit
Poezia,
Me amalgamë shpirti,ndjenjash e ngjyrash
Kthyer në akuarel perëndimesh
Ku zgjohen ethshëm dashuritë,
Filtri i magjisë së fjalës
Endur me filigran mbi pëlhurë agimesh,
Derdhur në pentagrame zërash argjendor.
Poezia,
Cigane e udhëve me diell e shi.
@Seti Pezaku Vladi