Gëzim Llojdia
( Një nga foto bardh e zi tregon ciganët në periferi të Vlorës 1918)
Reportazh
1.
Buzë lumenjëve në stinën e verës.Një grup i veçantë etnik në zhargonin popullor të zonës tonë quheshin arixhinj, thjeshtë merreshin me arinjtë.Thuhej se, i zbusnin i merrnin për dore duke bërë shpesh shfaqje me ta, një llojë cirku. Por ,që në një gjuhë më të mirfilltë ata quhen: ciganë.Shpesh i quajmë rom.Populli rom është një grup i veçantë etnik dhe kulturor i popujve që jetojnë në të gjithë globin, të cilët ndajnë një familje gjuhësh dhe ndonjëherë një mënyrë jetese tradicionale nomade. Megjithëse origjina e tyre e saktë e paqartë, studimet tregojnë Indinë Veriperëndimore,pra zona e Kashmirit është pika më e mundshme e origjinës. Fjalori anglez i Oksfordit thotë se një “cigan” është një pjesëtar i një race endacake (të quajtur vetë romë), me origjinë indiane , e cila u shfaq për herë të parë në Angli rreth fillimit të shekullit të 16-të…
Populli rom njihet me një sërë emrash , kryesisht si: Ciganë , Romë, Tsinganoi , Bohémiens dhe variacione të ndryshme gjuhësore të këtyre emrave. Ekzistojnë gjithashtu nëngrupe dhe klane të shumta me vetë-emërtimet e
tyre,si Sinti , Kalderash , Boyash , Manouche , Lovari , Lăutari , Machva , Romanichal , Romanisael , Kale , Kaale , Xoraxai dhe Modyar . Për shqipërinë ka një studim të vogël ku thuhet se :Numri i tyre luhatet nga 50.000-70.000. Flasin gjuhën rome dhe prejardhja e tyre nga India është shkencërisht e vërtetuar. Profesionet karakteristike të tyre janë ai i tregëtarit, i fallxhorit, argëtuesit si dhe prodhimi i shportave prej thupre.). Ciganet nder shekuj kane qene popullsi endacake .Gjatë vitëve të fundit shumica e romeve e kanë braktisur jetën e endacakut dhe janë të ngulitur në një vend. Minoriteti rom është i përhapur gjerësisht në Shqipëri. Origjina e romëve ka rrënjët në fiset e vendosura para shumë kohësh në Shqipëri. Fisi Meçkar është një nga më të rëndësishmit, më të integruarit dhe më të përparuarit. Ata janë vendosur në fund të shekullit XIII nga Mali i Zi, Greqia dhe Turqia. Ata që kanë ardhur nga Turqia kryesisht janë vendosur në Tiranë dhe Fushë-Krujë. Më pak ka në pjesën veriore të vendit.Në një studim thuhet se :”
Në Shqipëri ka gjithashtu edhe “fise” tjera si Karbuxhijtë. Cergarët dhe Kurtofët. arbuxhijtë janë të vendosur kryesisht në Devoll (Korçë dhe Bilisht). Cergarët janë të vndosur në Fier, Peqin dhe Elbasan.
2.
…Ata dallonin nga veshja.Burrat esmer.Me flokë pis të zinj.Me xhaketat e varura supeve nga lodhja e udhës.Burrat mbanin mustaqe të zeza.Djemtë e bukur kaçurrel.Gratë të veshura allasoji,thotë populli.Dallonin për mënyrën e tyre të veshjes.Gratë i mbanin fëmijtë kopanecë.Të tjerët hipur në hajvanë.Vashat me belin e hollë.Asnjëherë të shëndosha.Mbanin shami në kokë.Dhe në qafë e flokë xhingla-mingla.Varëse pa asnjë vlerë lloj- lloj.Thjeshtë metal. Vashat e tyre ishin tepër simpatike, ndonëse të rritura mes vështirëve.Me flokët e bëra kostra.Nxirë nga dielli i udhës.Kështu i shikoje përherë.Përpara një gjysmë pasqyre bënin makiazh, vashat e asaj etnie.Kurse djemtë me një të folur shpejt në gjuhën e tyre .Që ne nuk i kuptuam dot kurrë.
Edhe gomerët e tyre të zbukuruar.Nuk thoshnin kot: “Gomar arixhiu”.Gjithë ato lulka.Nga kërbishtja tek koka e hajvanit ,bishti etj.Madje shpesh, bishtrat e hajvanëve i lyenin me bojë trëndafilje.I zbukuronin si makina.Nga e kuqja e ndezur,te e verdha dhe me rradhë ngjyrat e tjera.Në faktë ata gomerë, ishin makinat e tyre.Mbi supet e tyre ata mbanin gjithë plaçkat e një familje.Ata gjithë kohës ishin në botën e tyre.Ata jetonin kohën e tyre,pavarësisht regjimit,ose shtetit ku jetonin.Pas një dite shtegëtimi . Vesa rrëzuar.Juga frynë.Moti erdhi..
Arusha e madhe zgjuar.Tenda në lum.Zjarri i pashuar.Sheshi i shelgjeve.
.Kohë e madhe shtegtimesh.Mot më mot,rrugëtimesh.Në fund të karvanit ishte kreu i fisit me një arush për dore.
2.
Ciganët vinin në lumin tonë.Në kohën e socializmit u kishin gjetur punë në ndërrmarjet artistike.Dhe sapo moti ngrohej.Ata nisnin shtegëtimin.Ky nuk ishte shtegëtimi i tyre i parë.Por as i fundit.Gjithë jeta e tyre ishte në fakët,një shtegtim.Gjithë poetere e zhurmë,ata vinin në lumin tonë.Ishin nisur nga Fieri.Puna e tyre aso kohë ishte thurrja e shportave, me thupra.Kështu, që muzgu i zinte pranë lumit duke bërë gati strehimin.
Pastaj ndizej zjarri .Anës lumenjëve në muzgje, frynte era e pelave.Pas darke një zë i embël dëgjohej ,në një vargëzim të trishuar.Thuhej shpesh se këto ishin ca romanca dashurie.Prandaj edhe esmeri te çadra kujtonte kohën e shkuar.Në gjuhën e tyre kishte bukuri fjala.Kurse në gjuhën tonë përsëritej shpesh vargu:Pse më lë moj biondinë… Pastaj ja nisnin të dy.
Në derën e sallës sonë erdhën tre ciganë
Erdhën trima dhe me guxim-o.
Dhe njëri këndonte lart e tjetri këndonte ulët
Dhe tjetri këndonte një këngë cigane.
Ishte lart, poshtë zonja shkoi,
Veshi kostumin e saj prej lëkure-o,
Dhe ishte klithma rreth derës së saj;
“Ajo është larg ,o cigani im”
Ishte vonë atë natë kur hyri i zoti,
duke pyetur për zonjën e tij-o,
Dhe përgjigja e shërbëtores ishte;
“Ajo është larg o cigani im”
“Atëherë shaloni për mua kalin tim qumësht të bardhë
Për mua kali i bardhë nuk është i shpejtë-o
Dhe unë do të kalëroj e do të kërkoj nusen time,
Ajo është larg o cigani im”.
Ai hipi në lindje dhe ai hipi në perëndim
Ai hipi në veri dhe në jug gjithashtu,
Dhe kur ai hipi në fushën e gjerë të hapur
Ishte atje që ai spiunoi zonjën e tij-o.
“Arrat pse i latë, pse e latë shtëpinë dhe tokën,
Pse i latë lekët-o?
Pse e latë zotin tuaj të vetëm të martuar
O cigani im o.
“Po, çfarë të kujdesem për shtëpinë time dhe për tokën time?
Çfarë më intereson për paratë-o?
Çfarë kujdesi për mua vetëm zot i martuar?
Unë jam larg s’kujdesem dot o cigani im.
“Ishte atje mbrëmë ju do të kishit një shtrat me pupla pate,
batanije të vizatuara kaq bukur-o.
Por sonte je shtrirë në një fushë të hapur
në krahët e rrokullisjes o cigani-im”
“Era është përjashta.Po çfarë më intereson shtrati me pendë pate?
Po, çfarë më interesojnë mua batanijet e zbukuruar-o?
Çfarë kujdesi ke për mua o zot i martuar?
Unë jam larg s’kujdesem dot o cigani im.
“Oh, sepse ti hipi në lindje kur unë hipa në perëndim,
Më mirë do të kisha një puthje në buzët e ciganit tim
sesa të gjitha paratë nuk e blejnë dotë, lumin tim “
4.
Pastaj ja niste zëri i vashës.Që kujtonte se ata s’kishin asnjëherë, një adresë.Por ato i mbante mbërthyer mendjet fëminore, brenga e djaloshit dhe pastaj ajo e kuajve si ëndrra vjeshte.Pastaj një legjendë vjetrohej si vera , nga dhimbje zemre por thuhej në heshtje .Në pyjet e heshtur,puthja e iriqëve mbante erë kashte të djegur. Flaka ishte shuar. Zjarret u venitën. Zemra.Nuk i ndjen dridhjet sizmike. Errësira.Dallgët i mbyt shpirti.
5.
I gjetëm kampet e tyre një komponent natyror dhe civilizues të peizazhit dhe i panë profesionet e tyre sezonale si pjesë të jetës rurale.Ata shkonin cdo ditë korrnin degë shelgu.U hiqnn lëkurën.I linin në diell për tu tharë ,pastaj thurrnin shportat.Dhe përmes një vlage pune niste kenga.Ashtu të ulur ata mërmërisnin vargjet dhe bënin melodin më të bukur.Lidhur me këtë, me rëndësi është roli që luajti muzika e ciganëve në jetën tradicionale. Kërcimet dhe muzika cigane përbëjnë temën kryeësore në të gjitha shkrimet për jetën sekrete të ciganëve.
Në një studim shkruhet se :Mënyra e pagabueshme e romëve për të bërë muzikë me ritmet, format dhe performancat e tyre e ka nxjerrë lëngun e saj nga rajoni gjeografik dhe kushtet historike dhe sociale në vendet e tyre pritëse. Pasuria e ritmeve, melodive dhe harmonive të muzikës rome është përdorur nga kompozitorë si Liszt, Brahms, Schubert, Falla, Granados, Turina, Ravel, Debussy dhe Dvorak, por meritat e romëve nuk janë njohur kurrë plotësisht.Për të kuptuar muzikën rome duhet ta jetosh atë në mënyrën rome. Të flasësh për muzikën rome do të thotë të flasësh për kulturën rome dhe evolucionin e saj, e cila ndjek fatet e një populli që endet nëpër botë, i shpërndarë dhe i shtypur, i cili në mënyrë të jashtëzakonshme ka ruajtur me xhelozi karakteristikat e tij thelbësore në kohë dhe hapësirë. Një popull i karakterizuar nga fati i tij, nga fatalizmi i tij i tmerrshëm, nga një bredhje e përjetshme për të lehtësuar dhimbjen e të jetuarit, nga një rifillim i përjetshëm. Muzika rome pasqyron gjendjen shpirtërore të thellë të një populli që e ka bërë dhimbjen dhe paqëndrueshmërinë në shenjat dalluese të virtuozitetit të vet artistik, moral dhe psikologjik, dhe në të duhet të ketë tipare elegjike, disonante, melankolike dhe rebele, por në të njëjtën kohë ajo është muzikë e gjallë, e guximshme, plot ritme urgjente, plot jetë. Performanca rome është krijuese dhe karakterizohet nga improvizimi që rezulton nga njohuritë personale të pjekura gjatë jetës. Pasuria ritmike, pasazhet lirike dhe zbukurimet janë tipare tipike të trashëguara nga shkolla e vjetër orientale dhe të përcjella nga prindërit te fëmijët deri në ditët tona.
•Flamuri jeshil dhe blu me një chakra të kuqe në qendër u miratua si flamuri rom, si dhe motoja “Opré Roma” .
•Kënga “Gelem, gelem” u zgjodh si himni i romëve.
•8 Prilli u shpall Dita Ndërkombëtare e Romëve.
6.
Një kulturë ku sipas studiuesve është formuar nëpërmjet një procesi të gjatë por në ndërveprim me kulturën e popullësisë përreth tyre,kultura rome ka përshkruar një udhëtim të gjatë nëpër llaftari, dimërore.Pra copëra, rrëzimi ka ngjarë. Dhimbje,lotësh midis, harrimi në fund.Romët, komuniteti ku jetojmë gjatë sëbashku në të njëtën diell.Por,gjithmonë ,në cdo regjim të përcmuar. Kush i ka njohur romët ka kuptuar se nga buronë edhe shpirti artist i tyre.Ata janë mjeshtër të vërtetë muzikës dhe artit .Ata nuk krijojnë artificializma, por shpirti i tyre prodhon art,ngase vetë në thelb ata janë artistë të mirfilltë.Ata ose bëhen ose nuk bëhen artistë,ata ose bëjnë arte ose nuk bëjnë fare.Prandaj edhe kultura rome ,sipas Elena Marushiakova & Veselin Popov: përbën një variant të veçantë etnik të kulturës evropiane. Kjo është e barabartë me ato të të gjitha kombeve të tjera evropiane, dhe si i tillë është po aq unik dhe të veçantë si asnjë prej tyre.Kultura rome është një pjesë e traditës së përbashkët kulturore evropiane. Pas rivendosjen e komuniteteve rome nga Evropa në pjesë të tjera të botës, ndërveprimi i ri erdhi në ekzistencë dhe karakteristikat shtesë janë mbivendosur, në këtë mënyrë si rezultat mund të shohim një subvariant të re të pandryshueshme…Dy fjalë për një artistë ciganë dhe piktor.
Një artist shqiptar nga ky komunitet është Ferdiand Koci.Gypsy Roma Traveller Leeds e ka përfshirë biografinë e Ferdinandit mes artistëve të tjerë të shquar në Evropë.Eduart Koci,vëlla me Ferdinandin më ka rrëfyer për ekspozitat e hapura në disa vende të ndryshme të Evropës. Ferdinandi në hapjen e ekspozitës së tij të parë në Mbretërinë e Bashkuar në Leeds, si pjesë e festimeve . Ferdinand Koçi në Grand Finale GRTHM në LeedsHe ka përfunduar shumë vepra të ilustrim për libra dhe publikime mbi romët në veçanti.Ai siguroi të gjitha ilustrime për “Burimeve Learning tregimit” Udhëtarët e ‘mendjet e hapura -Rrugët hapur’ dhe DVD ‘Traveller pari “. Ai flet rrjedhshëm gjuhët :Rromane, anglisht shqipe dhe gjithashtu, frëngjisht dhe disa gjuhë të tjera si italiane dhe polake,Ai ishte i pari romë i regjistruar në shkollën e artit në Tiranë ,c’praj atëherë ka studiuar në Francë dhe ka ekspozuar gjerësisht në të gjithë Evropën. Ferdinand mund të flasë për jetën e tij si një romë dhe gjithashtu ka njohuritë e tij të gjera per grupimet e ndryshme rome , komunitetet endacake rome,që ai i ka takuar në të gjithë Evropën ku ata jetonë. Ferdinand është shumë e interesuar per të ekspozuar punën e tij. Puna e tij e sjell ne arte është një shfaqje në bibliotekë GRTAS Leeds dhe mund të shihet me takim.Si nisi Ferdinandi në këtë udhë të bukur ,por të vështirë të pikturës mbetet e vecantë për një djalë romë.
Gypsy Roma Traveller: “Ferdinand Koçi filloi të bëjë imazhe në moshën katër vjec nga një pasion për të bërë kështu .Ai i hutuar nga punët e tij të përditshme me lopët i është dashur të shikojë do të endet jashtë, ndërsa ishte tërhequr nga pasioni … letër me lapsa apo qymyr. Ky pasion e çuan të bëhet romi i parë, për të marrë pjesë në Shkollën e Artit në Universitetin e Tiranës, dhe një artist profesionist, kështu fshihen kontradiktat e përditshme në mes të barazisë socialiste dhe moshës së vjetër margjinalizimi. E megjithatë, se pasioni është në kundërshtim me punën nga e cila ai fiton shumë nga të ardhurat e tij, puna që ai bënë dhe lëvizjet në pjesë të tjera në studion e tij me një të qeshur të vogël, duke thënë se “kjo është vetëm ilustrim.”
7.
Cfarë i lidh ciganët me lumin?I kemi parë karvanët e tyre, që si vend pushimi zgjedhin brigjet e një lumi.Jo vetëm për të punuar por edhe nga ana shpirtërore.Jetesa pranë një lumi, që rrjedhe është e njëjtë me ujërat që lëvizin.Ata janë gjthmonë në lëvizje. Chakra në formë rrote, me gjashtëmbëdhjetë fole, u miratua si simboli ndërkombëtar romë në konferencën e parë rome në 1971 të mbajtur në Londër.
Edhe ujërat nuk ndalen,ditë e natë.Mënyra e jetës së ciganve nomad ështe lidhur me lumin këtu në Ballkan.Te lumi gjejnë prehjen e tyre shpirtërore. Ciganët e lumenjve janë ciganët e ujit, ata kanë stilin dhe kulturën e tyre të jetesës.Ata në thelb kanë zgjedhur të lënë tokën dhe të kërkojnë burimet e ujit.Nga ana shpirtërore edhe e besimit të tyre ,uji e shpërdan më shpejt lutjen se një faltore. Pleqtë romë shërbejnë si udhëheqës shpirtërorë, nuk ka priftërinj, kisha, apo shkrime të shenjta të krishtera rome në jetesën e tyre.Thirrja e ujit drejt tyre është e gjithëhershme.
Si një faltore uji u jep atyre forcë dhe besim.Përveç këtyre funksioneve të orientuara drejt punës, një tjetër aktivitet në të cilin kanë marrë pjesë ciganët është argëtimi. Ata kërcenin, këndonin dhe luanin instrumente muzikore. Megjithatë, forma e argëtimit për të cilën ciganët janë ndoshta më të njohurit është tregimi i fatit. Gratë cigane shisnin ornamente të bra në mënyrë artizanale dhe bënin fitime. Ato lexojnë pëllëmbët dhe letrat tarot, dhe bëjnë magji .Në shekullin e XIX, tregimi i fatit ishte ekuivalenti i horoskopit të sotëm.Tregimi i fatit ishte një pjesë e rëndësishme e traditës cigane.