NË SOKAK ,NATËN- O,VETËM- O
Në ca pellgje të vogla janë mbytur shumë yje
Hena e mpirë me sy melankolik po bën sehir
Sokaku nuk pipëtin,ka venë festën menjanë
E gjysëmhijet shalojnë lulet në murin e nxirë
Një këmbë po shkel padashur pellgun me yje
Hidhen si xixat në oxhakun me zjarr bubulak
Një dorë e paduruar ledhaton lulet e tulatura
Dhe kërkon të ndrit një sy në qiellin vjeshtak
Gjysëmterri i hedh një triko në krah mos ftohet
Naten-o,vetem –o, me ankthin që vuan e heq
Të vijë ajo,t’i mbuloj hëna me lulet kacavirëse
Të kercejnë yjet dhe të mos i shoh syri i keq
KUR VJEN NATA
Gjyshi im nuk e donte aspak natën
E kisha dëgjuar sa herë ta mallkonte
Pranë oxhakut qe pa gdhirë i strukur
Pinte kafen dhe i lutej ditës të agonte
S’kuptoja pse gjyshi e kish marrë zët
Si të kish mizën në kesulë,i nervozuar
E pyesja pse ishte i zëmëruar me të
Fli ti,zogëzë,thosh,duke më ledhatuar
Unë natën e doja,ish një dado e mirë
Sillte kalin e bardhë që s’mbahej dot
S’i ndërroja ato netët e bukura të majit
Ku bëja gjumin më të ëmbël në botë
Edhe tani e pres shpesh që nata të vij
Ku gjithshka fle e ne jemi vetëm të dy
Të presim dhe miken time si zanë mali
Të themi sekretet, mos na dëgjoj njeri
Ka net që fillojnë të më therin kockat
Stresi nuk fle e orët i shtyj më mundim
Sytë i mbaj nga dritarja të shikoj agun
Edhe i jap të drejtë të mirit gjyshit tim
TI JE DIELLI...
Tisi i hollë i mbremjes më përqafoi pa kuptuar
Siç bën e mira ime kur më mbyll sytë në befasi
Akoma më duket se mbaj diellin me të dy duart
Si fëmijë i vogël kureshtar që sheh globin në sy.
Ky topi i zjarrtë më vuri në mendime qysh fëmijë
Si lodër seç më dukej kur e shihja për herë të parë
Tani harrohem shpesh në vezullimin e tij magjeps
Me rrezet e tij po pleks gersheta endrrash të marrë
Tani që iku, mos u merzit më peshperiti ngadalë
Prit pak të dergoj hënën tende të mirë për shoqeri
Më thuaj,ç’të thotë e bukura jote duke buzëqeshur?
-Unë jam dielli yt që të mbaj me dritë dhe dashuri.
Dhe mbremja fershellën terë gaz një refren
Sa bukur të dy:Ajo është diell dhe ti je henë
ERDHI SARANDA NË KLASËN TIME
Nxënësja ime me sytë blu,ngjyrë Joni
Sarandën na e solli prej krahu në klasë
Në një kornizë-eseje të qendisur bukur
Me buzët e vajzës së valeve të na flas
Muret e klasës befas u bënë të kaltërta
Llamba në tavan u bë një diell i bukur
Shushurimat e fëmijëve u kthyen nëvalë
E nxënësja ime në kornizë-ese,si flutur.
Nxënësja ime me sytë blu , ngjyrë Joni
Sarandën na e solli prej krahu në klasë
Në dritarët mberriten edhe pulëbardhat
E bangat anije nxituan lundrimin me gaz
Klasa sot veshi rrobat e nimfes Sarandë
E solli në kornizën –ese nxënësja Anisë
Si medalion të shtrenjtë na e vari në qafë
Hyjneshën Sarandë që aq mirë kish qendis
