Cikël me poezi-Nga Panajot Boli-Meditoj me lumin  tim


Nga Panajot Boli

Si një ka  përtypet mali im kësaj buzëmbremjeje të vakët

I mënduar e me përtim po i jep diellit një puthje të largët

Sikur i ranë nervat edhe lumit, nën rrepet është qetësuar

Zogjve u thotë natën e mirë dhe hënën  pret i përmalluar

Gurgullima e ëmbël ledhatuese po nanurit malin pastaj

Para pasqyrës së tij rri  hëna dhe kreh bukur flokët e saj

Edhe unë si mali i lodhur po mbeshtes kokën te lumi im

Të më përkedhel hëna,mos tret dhe pak këtë muzgun tim

I flas me peshperima,ai me gurgullima,kuvendojmë gjatë

Me hënën deshmitare,vetem ne te tre,deri vonë në mesnatë.

Kjo botë është shthurrur,unë i pandreqshmi,unë i pagjumë

O zot, kujt t’ia them? Vetem ti më kupton, ti,o i miri  lumë

POEZIA ËSHTË SI STINËT

Poezia është si stinët, katër stinët e shpirtit

Rrekëza ndjenjash që mbushin perroin,furi

Si çapkenë kercejnë,qeshin me gaz si ujëvara

Lum kristali bëhen,pastaj det i gjerë kaltërsi

Poezia është si stinët, katër stinët e shpirtit

Në dimër,qiellin e nxirë e qetë po e sfidon

Në pranverë harliset,s’e përmban dashurinë

Himne lulnajash i ngre dhe valse i orkestron

Poezia është si stinët, katër stinët e shpirtit

Në verë dielli e ngroh,me fije ari e zbukuron

Vjeshta i hedh pak aromë si nuses me vello

Dhe buzëmbremjes melankolike,ah..endërron

Poezia është si stinët, katër stinët e shpirtit

Herë më ngjan si dimër hergjele që turfullon

Herë si pranverë e verë,një çupë e dashuruar

Herë si vjeshtë nostalgjike që rri dhe mediton

DI TË ZGJEDH DASHURIA

Një petale manushaqeje në dritare më tund era

Çohu gjumash,më peshperit ngadalë pranvera

Një ngjyrë vezulluese,ah,shpirtin seç ma trazon

Ca sy të bukur të mesueses,në çast po më skicon

Lutesha mos ikte  pranvera, manushaqe veç të çel

Në petalet,buzëqeshja e mesueses e flokët kaçurrel

Sa shumë i doja ato lule,e shikoja mesuesën në sy

Të embla gjer në dhimbje, oh,sa ngjankeshin të dy

Iu dhimbsa pranverës, më solli manushaqen e tretë

Marsi ma lindi,dashurinë time,manushaqen e vertetë

Të embla si pranvera, të bukura, të brishta qe të tria

Si mund të ndodhte ndryshe?..Di të zgjedh dashuria.

NXËNËSIT  E MI

    Endrrat më shoqeronin ditën e parë

Kur hyra i ndrojtur në klasë

M’i rrembyen ca sy zhbirues

E përpiqeshin t’i skiconin në bangë

Ranë në dashuri me endrrat

Dhe çdo ditë më prisnin..

I kërkonin në sytë e mi

Të mendueshëm i ravijëzonin me laps

Pastaj ato merrnin dritë

Herë me ngjyrën e kaltër të qiellit

Herë me ngjyrat e pranverës

Herë me ngjyrën e yjeve të gjithësisë

Si piktorë seriozë

Ndiqnin sytë e mi

Endrrat i bënë anije të bardha

I bënë edhe dallendyshe

I ngjyejtën buzët me vesën e majit

Dhe kalëruan si të marrë,

      Misteret

RRUGA E MIMOZAVE

Mimozat në tavolinën time sonte rrinë të heshtura

Mendime të verdha tjerrin nga pak, një mall i terë

-Ju lutem -u them-me ju dua tëçmallem,ku mëçoni?

-Eja,te rruga para gjimnazit,si atehere  në pranverë

Ah,ajo rrugë..ato e çmendnin me atë ngjyrë të dielltë

Gushën e saj nazike ia dehnin me aromë të nuserisë

I thoshnin hënës, kujtohu adresën atyre të’marrëve’

Jo rruga e mimozave te gjimnazi,Rruga e dashurisë

Mban mend,dritarja e klasës sonë,gjitone ish përballë

Vinin mimozat në pranverëi,na e hapnin me fshehtësi

Iknin ekuacionet nga derrasa,fshihej edhe globi i teri

Dorën të shtrëngoja e të thoshja:Kanëçel vetem për ty

Rruga e mimozave para gjimnazit, rruga e dashurisë

 Këto lule sonte seç ma sembuan shpirtin e nostalgjisë