Cikël Poetik nga Vjollca Aliu


JAM FANAR

Më rrëzuan, por s’jam vrarë

lënduan, por s’kam qarë

N’greminë m’gjuajtën, por s’u mbyta

Sa jam e fortë kurrë s’e dita.

M’fikën dritën që mos t’shoh

M’ndalën zjarrin që mos t’më ngroh

Me çfarë patën më sulmuan

Por s’ia arritën, s’më poshtëruan.

Shembën urën e më vunë mur

Por prap jam më e fortë se kurrë.

NËPËR DRITËHIJE

Është ndjenjë

Janë fjalë

Thurur në vargje

Në poezi

Janë nota

Qëndisur në pentagram

Është këngë

Me të bukurën melodi

S’është enigmë

Por është jetë

Që vetëm poeti

E ndien në thellësi.

SHTHURJE

Bëri çdo gjë që mundi

Fyu, përbuzi

Mashtroi, lëndoi

Flladitej nën hijen e tjetërkujt

Bënte koktej

Me djersën e vjedhur

E lotët ujvarë

Me ndjenjat

Mbyllur në sirtar

Bëri, e çka nuk bëri?

Një ditë

Kur iu kthyen këto të bëma

U bë sikur u pendua

Por vonë

Kur ai, tashmë

Thoshte se ishte penduar

Dielli për të kishte perënduar.