CİKLİ İ DASHURİSË

Ata u njohën kur lule çelën qershitë,
Si dy zogj të pushtetshëm në qiell,
Me padurim e prisnin takimin çdo ditë,
Siç pret busullën e vet një lulediell.
Kur qershitë kokrat i formuan,
Ata këmbyen puthjen e parë,
Nga momenti magjik që provuan,
Gjethe çeli dhe një qershi e tharë.
Kur qershitë filluan të skuqen,
Ata hapin e radhës menduan,
Dy zemra që aq shumë puqen,
Këmbim unazash kërkuan.
Para se në argjendari të shkonin,
Atij ju kujtua një lojë fëmijërie,
Vajzat e vogla,nuset imitonin,
Prandaj i vendosi vathë qershie.
Dhe kur qershitë vrullshëm u poqën,
Të rinjtë për dasmën morën vendim,
Cikli i qershive që ata ndoqën,
U kthye në një të bukur bekim.
Nusja vellon e bardhë e veshi,
Vello veshën dhe malet atë ditë,
Ajo kur pa malet,ëmbël buzëqeshi,
Ju kujtuan lulet që mbulonin qershitë.
Malet e mbajnë vellon më shumë,
Deri pa hyrë akoma mirë pranvera,
Dhe kur vendosën ta lajnë në lumë.
Shën Valentini trokiti tek dera.
Bashkë me Valentinin erdhi bebushi,
Fruti përbashkët i dashurisë
Shtëpinë plot lumturi e mbushi,
Qerasjet u bënë me glikonë e qershisë.