Cila ishte arsyeja e largimit të Flor Binajt nga Portokalli?


Aktori i humorit Florjan Binaj është larguar nga spektakli “Portokalli” pas 18 vitesh karrierë. Rrugëtimi i tij plot sukses na ka shoqëruar ndër vite cdo të diel. Larmia e personazheve të cilat Flor Binaj na ka prezantuar kanë treguar dimensionin e tij të madh si artist i talentuar.

-“Ikja ime nga Portokallia nuk ka lidhje as me protestat as me qeverinë dhe as me krjim partish! Ikja ka të bëjë me një mision , i cili do i shërbejë në të ardhmen artistëve shqiptarë , cështja e të drejtave të autorit që fatkeqësisht në Shqipëri quhen si mall pa zot dhe zotër vetshpallen ata që nuk janë…koha do të tregojë kush ka patur te drejtë e kush jo , sepse koha nuk di të gënjejë.”- është shprehur ai.

Nga Hortenca Alimucaj