Cilët janë përbërësit toksik në produktet tona të kujdesit ?


Tashmë në tregun ndërkombëtarë qarkullojnë pafund produkte skincare dhe jo vetëm duke na vendosur përballë zgjedhjeve të vështira. Megjithë zhvillimin e teknologjisë dhe zbulimin e metodave të reja në kozmetikë dhe farmaceutikë gjendemi përballë pyetjeve : A janë të sigurta produktet që gjendet në treg? A na dëmtojnë shëndetin? A jemi të ekspozuar ndaj kimikateve të dëmshme?

Nga studimet e shumta fatkeqësisht është gjendur se disa nga përbërësit më të zakonshëm në kozmetikë janë toksikë dhe të dëmshëm për shëndetin duke shkaktuar irritim të lëkurës apo rritje të rasteve me kancer.
Prandaj është e nevojshme të jemi të vëmendshëm ndaj produkteve që vendosim në trupin tonë. Gjithmonë lexoni etiketat pas produkteve. Por si ta kuptojmë cfarë jemi duke përdorur?

Më poshtë kemi një listë me 10 nga përbërësit toksik që duhen shmangur, prandaj bëjini një foto dhe mbajeni në telefonin tuaj sa herë do ju duhet të zgjidhni një produkt. Për prakticitet i kemi listuar kështu por mundeni gjithmonë të bëni një research më të detajuar.

  1. Parabenët – të cilët mund të jenë shënuar si : butylparaben, isobutylparaben, metylparaben, polyparaben
  2. Carbon Black – të cilin FDA e ka ndaluar por ai vazhdon të gjendet si CI 77266, acetylline black, channel black, furnace black etj
  3. Petroleum Jelly e përdorur si agjent hidratues : petroleum soft paraffin, mineral oil, paraffin oil, white mineral oil, and liquid paraffin.
  4. Fragrance – një nga ingredientët më të zakonshëm mund të gjendet si : eau de toilette, perfume, essential oil blend
  5. Oxybenzone – i gjendur më së shumti në mbrojtësit kundër rrezeve të diellit , njihet ndryshe si benzophenone-3
  6. Ftalatet gjenden nga kremrat e aromatizuar deri tek manikyrat. Shmangini DBP, DMP, DEP
  7. Formaldehidet shfaqen ndryshe si : Imidazolidinyl urea, Diazolidinyl urea, Quaternium-15, Bronopol (2-bromo-2-nitropropane-1,3-diol ), 5-Bromo-5-nitro-1,3-dioxane, Hydroxymethylglycinate
  8. Etanolaminat : Cocamide DEA, DEA-Cetyl Phosphate, DEA Oleth-3 Phosphate, Lauramide DEA, Myristamide DEA, Oleamide DEA, TEA-Lauryl Sulfate, Triethanolamine.
  9. Dioxanet ndryshe shënohen si PEG e ndjekur nga një numër dhe kimikatet tëcilave u mbaron emri me -eth.
  10. Shmangi ingredientët e shënuar si BHA dhe BHT .

Burimi Conscious Life and Style Blog

Përshtati Hortenca Alimucaj

About Post Author