L E F T E R S H O M O
C L A U D I A D I P A L M A
Nga “Akte lindjesh” ( ATTI DI NASCITA)
Për të flija tani , qoftë edhe për pak,
Do të veçohesha nga bota
Do të hiqja figurën tënde
Do të mbetesha në terr.
S’mundem, jam ajo gjë të cilën shoh;
fytyra në të cilën ngulitem.
Duhet që sytë t’ i mbaj të hapura,
Që të ekzistoj duhet të të shoh pandalur.
Τi mbyll fletët e dritares, shpalos çarçafat
Dhe unë kujtoj se bie sipari, marr frymë thellë-
“Frymëmarrje diafragmatike” , quhet
kjo gjë që matem të bëj ,
Këtë baticë në jastëkun tënd.
Shqipëroi nga italishtja: Lefter Shomo K /242 te c.d p.α
