Çlirim ndergjegjeje-Nebi Dragoti


Satire

E verteta si besim, qe te jete e vertete, kerkon çlirim ne ndergjegje.Sot te paditurit, injorantet ne rryma te ndryshme filozofie sipas tyre kane çoroditur idete e shendosha per te jetuar duke u shitur si me te mençurit, si me te diturit, kur jane e kunderta dhe prishin atmosferen e jetes duke hedhur per mbirje faren e keqe.Shoh mashtrime, genjeshtra njemi e nje te zeza, sidomos, mundoheñ te japin, gjoja,vleresime kudo pa baza reale shkencore.Paaftesia e tyre ka vetem motivin çorodites ne shoqeri.Kjo atmosfere duket ne gjithe mediat vizive dhe fonike.Kur i paraqesin me shkrim

duket qart, sepse edhe drejtperdorimin, drejtshkrimin e gjuhès e shkelin me te dyja kembet.Perdoret ne facebook ne gjithe komentet qe behen, ku qendrimi i tyre nuk ka vertetesi.Perdoret ne emisionet televizive, ku ďrejtues te emisioneve nuk kane pergatitjen e duhur, ku nuk kane nje bosht ecurie e nuk kane nje mbyllje domethenese çfare leksioni i japin teleshikuesit.Nuk perdorin gjuhen e paster shqipe.Per kete me vjen keq. Çthurje ka edhe ne shume portale, ku rrahin gjoksin se jane te paarritshem e bejne vleresime per arritje ne artin letrar.Drejtueset e ketyre portaleve e quajne veten” poet i madh”,kur nuk njihen per te tille ne publik.Mburren se kañe edhe menaxhues, por per çfare?Pa le japin çertifikata, copa kartoni, ndersa vlera monetare jooo! Ç’ eshte kjo pune e karakterit mashtrues! Ketu edhe krijueset genjehen me luge bosh.Pra , behen pjese çmendurie e kamuflatore duke demtuar letersine. Po keshtu ne kete rryme futen edhe portale farmaceutike( te gjithe po behen mjek mashtrues per hallexhinjte duke u xhvatur lekun.Gjithe keto shfaqe negative demtojne shume. Shteti nuk ka institucion qe t’u ndaloje e t’u japi masa ndeshkimi.Te kuptohet drejt: Demokracia ka rregulla dhe nuk eshte fushe e tejskajshme liberale per mashtrime, genjeshtra, manipulime.Me kete gjendje nuk duhet te paqesohemi.Duhet revolucion per çlirim e pastrim te ndergjegjes. Kjo gjendje teper kritike kerkon ne vazhdìmesi lufte per çlirim. Keshtu çlirojme nga te keqijat shoqerine, ku jetojme…