Ç’MË BËRE KËSHTU
Nuk e di ç’mëndje ke ti !
Unë pa ty dot s’mund të ri,
Se kuptoj ç’më ke bërë mua !
Nuk besoj që ke bërë magji !
Me ty paskam rënë në dashuri,
Ditë dhe natë për ty mendoj,.
Zemra ime për ty rreh fort.
Nuk di aspak të bëj premtime,
Ti ke rrëmbyer qënien time,
Por një gjë me shpirt po t’a them,
Të dua shumë nuk të gënjej.
Po t’a them troç pa fjalë të bukura,
Ashtu si mua ma ndjen zemra,
Unë nga brenda kam një siklet,
Me ty jetoj në çdo moment.
Ç’më bëre kështu moj dashuri !
Sa forcë të madhe paske ti !
Ti nuk matesh as peshohesh,
Por pa ty jeta s’jetohet.
