Ç’më bëri bareshë e stanit?-Adem Nuhaj


Adem Nuhaj

Ç’më bëri bareshë e stanit …

Mështetur te një bajame

Fillova të këndoj këngë

Për bareshën lozonjare

Që , hynte – dilte në tëndë.

Bajamja lulet kish çelur

Nga era petalet binin

Si bora , nga qielli hedhur

Dhe te gjiri sajë vinin.

Ajo vajzë , çobaneshë mali

Tëndën e kishte në brinja

Kur shkonte për ujë te zalli

Sikur shkonte gjeraqina.

Ìkte , si një flakë rrufeje

Shtigjeve në ata male

Dhe të doje , dot se gjeje

Se , gjurëm nuk linte fare.

Ì hutuar kisha mbetur

Kur , mbi bar binte gërsheti

Te bajamja i mbështetur

Kënga në buzë më mbeti.

Ç’më bëri bareshë e stanit

Me shikimet , kur m’i hodhi

Zëmra ish pikë e nishanit

Mëndjen me magji ma mori.

Më bëri të luaj nga vëndi

Për te tënda mora udhën

Bukuri e saj më çmëndi

S’durova i putha buzën.

Ashtu , si të zënë në faj

Malli të dy na mbërtheu

U dogja nga zjarr i saj

Puthjen me puthje ma ktheu.

Dielli kishte perënduar

Kishin dal yjet dhe Hëna

Ne , ashtu të përqafuar

Na zuri nata te tënda.

About Post Author