Përçmon dhuratën qe te kam sjelle?
Sapo vrava këmbën tek valixhja qe pret te kompletohet para ardhjes sime.
Akoma mendoj problemet me kilet qe kam ne aeroport.
Nuk është thjeshte plaçkë dhurata.. është ndjenje dhe mendim qe bluan..
Kam jave qe lodh mendjen është ajo ngjyre e forma qe i shkon apo jo?
Vetëm leket nuk me lodhin(jo se kam shume por janë te taksura)
Duan 5 minute ti tërheqësh me bancomat apo paguan direkt me karte.
Pastaj unë bredh dhe ne Panairet e antikuarjatit. Per tju shmangur prodhimeve kineze..duke mbajtur ne mend njerëzit e dashur dhe personalizimin e tyre.
30 vjet është bere tashme patologji.
Ç’më thua.?
Tani ka plot..po ka plot kosha plehrash me rroba te çmuara qe emigrantit qe i ka nisur i kane kushtuar shume. Ja këto qe thashë…
Po mire pse kërkoni kudo te krahasoni portofolin e emigrantit qe portofolin e tij e përdori gjate për kushërinjtë miqtë.
Por jo vetëm portofolin.
Shtëpia e emigrantit u be pelegrinazh, lodhi mendjen tu gjente pune dhe shtëpi. Tu krijonte mundesi jetese dhe te afermve dhe miqve. Shpesh kujdesi per femijet u emigrua tek hallet e te sapombriturve….
Respekt per emigrantet ju them..per mijra emigrant qe siguruan mbijetesën è nje populli pa shtet dhe pa buke 30 vjet me pare..duke ndare përgjysmë te ardhurat e tyre nga pena.
Valixhja e emigrantit nuk u lodh..
He ..te pelqeu e pyet.?
Ku e gjete ate llozhur… te pergjigjet…dhe ty te bie catija mbi koke.
Po unë i pashe materialet ne dyqanet aty dhe njoh me hunde mallrat e mira..mendon…
OK..MENDON HEREN TJETER ME MIRE PO DALIM TE HAME NJE DARKE..POR NUK ESHTE E MUNDUR TE ORGANIZOHEMI PER KAQ PAK DITE.
NA NDRICON SHPIRTI DHE SYTE KUR SHOHIM SE VENDI YNE ESHTE TRANSFORMUAR ESHTE BERE NJE LAKMI PER TURISTET.
STOP
PAS 30 VJETESH NJE BURIM FITIMI PER JETESEN E SHQIPTAREVE.
ME NE FUND…
UNE NUK MUND TE KTHEHEM..NUK MUND TE CRENJOS PERSEDYTI FEMIJET.
Unë do vij tek dera e babait…se Shqipëria është e imja aq sa edhe e atj qe banon përhere atje.
Dhe ju qe krahasoni portofolet pa një kriter moral. Kujdes.
Edhe ne shitjet dhe blerjet ka moral.

