Ç’më zuri një dreq shi:Bilbil Murataj


Ç’MË ZURI NJË DREQ SHI

Ç’më zuri një dreq shi:Bilbil Murataj

Në të perënduar,

Pa rënë nata fare,

Dola të takoja

Shelegen manare.

@

Një shi i rrëmbyer

Filloi të bjeri,

S’kisha gjë me vete,

U laga, i mjeri

@

Të ftohtin s’e ndjeva,

Këmbët i nxitova,

Mos mërzitej mikja,

Pse unë u vonova.

@

Sa më shumë ngrysej,

Më shumë nxitoja,

Në dritë të rrufeve

Rrugën e shikoja.

@

Mikja po më priste,

Sa orë nuk e di,

S’më mori inat,

Më mori në gji.

@

Ashtu përqafuar,

Ndenjëm shumë gjatë,

Vajta qull i lagur,

U ktheva i thatë.

@

Lagështinë që pata

Në rrobat e mia,

Ma kish tharë mikja,

Veç nga dashuria.

@

Dashuria s’njeh

As rrufe, as shi,

Kur dy zemra duhen

Çlirojnë nxehtësi.