Çmimi i çoroditur-Tyran Prizren Spahiu


…Lartesuar kjofshin Bekimet

pangopsesine e kurdisur kur anashkalojne

hedhin ne erresire mizantropet

vleren e vertet te poezise cmojne…

*

…mos me pyetni per kend bien kembanat

assesi mos insistoni ne emer e mbiemer

ne folene e juaj keni pergjigjet

ndaj me kurseni ne qetesi te kaloj kohen e lire…

*

Padrejtësitë e Fisnorëve na ngulfatin

tentojnë detin e vdekur të ringjallin

shqetësimet liruan vendin humorit

nuk kuptojnë se pëson letërsia, pësojnë vargjet.

*

Nuk janë arinj të zgjohen nga gjumi i dimrit

as dallëndyshja të shpërngulen në në rebdin e dytë

kanë tapinë e karrikës

enden në errësirë korridoreve të poezisë.

*

Zbehtë janë në fytyrë

vlon pandërprerë gjaku i helmuar

ushqehen me doke e zakone të kalbura

shpejt harrohen, ja kështu e ka rruga e çoroditur.

Tyran Prizren Spahiu

V:P: Vargjet frymojnë