Ç’na duhet pasuria!Laureta Malaj


Laureta Malaj

Në e shihni shoqërinë
që kanë qenë në moshën time!?
U thoni s’e më mungojnë,
Më mungojnë ato kujtime!

Lumturinë që ne kishim,
nuk e kishte një dynja.
Ishte dashuri e pastër
jo nuk blihej me para .

Nuk kërkonim pretendime
kush më pak dhe kush më shumë.
Po jetonim çdo gëzime
aty ku bëja pjesë dhe unë!

Vallë ç’na duhet pasuria
kur nuk duam njeriun tonë !
Nxirrni ligësinë e shpirtit,
s’e në k’të jetë, s’rron përgjithmonë!