Copëza shpirti!-Laureta Malaj


Në flakët e territ u dogjëm të dy.

Aty ku çdo gjë ishte aq e bukur.

Aty ku pasioni shikohej në sy,

dhe në zemrat tona krijohej një flutur.

Aty ku trishtimi lexohej kaq qartë,

në tingujt e harresës aty qëndruan gjatë.

Dhe copëzat e djegura, që toka i përshkoi ,

nuk diti as vet ,se ku t’i grumbulloi !

Janë copëza shpirti dhe kushtojnë më shumë.

Asnjë nuk i pranon ,se të lënë pa gjumë .

Janë gjurmët e jetës, që lufton më shumë ,

dhe shtiresh si i lumtur, a ndoshta ku di unë !