Labirinth rrugicash si sy të hutuar.
Trokëllimë hapash pas kthesash tretur.
Dorë e ngrohtë që mban timen shtrënguar.
Nga Tirana jonë, fare pak paska mbetur.
Tak, tak, tak… tridhjet vjetë kanë kaluar.
-Shihe zemër, është Tirana e vjetër.
-Ç’far më thua, këtu asgjë s’ka ndryshuar.
Porta të kërrusura oborresh çdo metër.
E njejta puhizë puth beton edhe hekur.
Ca degë hurmash mbi mure kapluar.
Dita këtu s’di pse duket një shekull.
-Shpirt, jo, jo… Këtu, çdo gjë ka ndyshuar…
Një maçok trimërohet atje, përmbi pjergull.
Tak-tak! Hape mre ! Hape bre! Hape mo!
Dy selvitë e mbetura tretur në mjegull.
Ham-ham, lehje qensh natë e ditë e ngado.
Ndonjë llampë e drojtur, aty, tek-tuk…
Një degë fiku mbi qerpiç ngjan si ketër…
Ca oxhakë që tymosin si të ishin çibukë.
E prapë, këtë Tiranë, s’e ndërroj me një tjetër.