..
Shoh një vajzë , një lozonjare
Kur shkon vijës së mullirit
Qafëgjatë , si sorkadhe
Ìkte ashtu , leht – lehtë
E shihja , gufonte zëmra
Me flokët e bër gërshetë
Të gjata ia shkelte këmba.
Lastar hardhie qe rritur
Në vendet plot me buronja
Nga vapa balli djersitur
Faqet kuqonin , si molla.
Mora lartë faqen e maliit
Për të mbledhur trendelinë
T’i fshija djersën e balliit
Mos t’i binte përmbi gjinjë.
Brodha pas gjurmëve të saja
Që , mbi lule kishte lënë
Me krah më bënte sevdaja
Që , për të më kishte zënë.
Kaptova kodra dhe brigje
Si , kaçaku mal më mal
Kur , rashë në rrugën e dhive
U poqëm ballë për ballë.
Ngrimë të dy nga dridhërimat
Si lulet , kur i zē bryma
Mos , po shkrepnin vetëtimat !
Të dy , po na mbahej fryma.
Mbetëm në rrugën e ngushtë
Syri sheh e goja s’flet
Na zunë ethet , si në gusht
Ç’qënka kjo sevda e shkretë.
