C’të sjell minuta nuk e sjell viti!


Vasil Sofokli Tole

Marre nga Facebook

C’të sjell minuta nuk e sjell viti!Sapo u ndava nga takimi me z. Koco Dimce, leskoviqar me banim ne Boston, USA i cili bujarisht me dhuroi foton aq shumë të kërkuar prej meje të muziktarit të shquar Ajdin Asllan Leskoviku-me gërnetë, së bashku me sazet e tij.Fotoja i përket vitit 1935 dhe u gjet në një familje të vjetër emigrantësh shqiptarë të New Yorkut, aty ku dhe është shkrepur më 4 gusht 1935.Ajdin Asllan Leskoviku njihet si mjeshtër në gërnetë, krijues i himnit të federatës shqiptare VATRA, si djali i Asllan Leksovikut dhe vëllai i kryemuziktarëve të sazeve të Leskovikut: Selim dhe Hafize Leskoviku të viteve 1920-1940 dhe themelues i një shoqërie diskografike në USA!Dole më në fund në dritë USTA!

About Post Author