Një zjarr të madh kam brenda në kapilarë..
Më djeg si furrë,çdo ind ,oh..më përvëlon.
Këto flakë ,si kam ndeshur kurrë më parë ,
Nimfën e jetës,kam frikë mos ma tjetërson !
Një zjarri kërkon të gjithin të më përpijë..
Si kuçedër,burimin “jetë” të më gllabërojë..
Me klithma Hijenash,ditën kërkon të nxijë..
Të vjedhë diellin e nata kudo të mbretërojë !
Një lukuni çakenjsh,dhëmbët shkumëzojnë.
Vrapojnë nëpër këneta,të kthyera në moçale
Me korrin e kukuvajkave zërat i bashkojnë..
Në ceremonitë e mortit këndojnë,hedhin valle !
Në vallen mort ,ftojnë dhe ndonjë drenushë.
I bëjnë lajka,e quajnë hyjëneshë,mbretëreshë
Mëlçitë e presë,duan tja varin asaj në gushë..
Qeshin;E shihni Drenusha është pjesë e kopesë !
Një zjarr i madh dallgëzon,në shpirt si vullkan.
Ta ndaja ktë zjarr,në miliarda zjarre vulkanikë ..
Nga ujqërit e çakenjtë, të mos mbetej nishan..
Të lirë, në paqe ,të hiqej nga fjalori fjala “frikë “!