Ç’U BË KËSHTU?Murtez Asllani


Ç’U BË KËSHTU?

I vogli të madhin

fort pak e dëgjon,

ngreh kokën përpjetë

derisa të sharron.

Sa gjeste të këqija

kanë disa të rinj,

shtyhen më fjalë

flasin zi e më zi.

Punën nuk e duan

të flejnë deri në drekë,

s’e respektojnë askend

deri në kiamet.

Çfarë edukate morët

o ju të rinj!

Pak respekt iu bëni

prindërve në shtëpi!

Mosni kështu

se ju zë hataja,

por edhe në çdo kohë

ju pret belaja.

Të moshuarit tanë

kanë për obligim,

ta edukojnë rininë

t’shkojnë në përparim.

Këshillat e prindërve

mos i nënçmoni,

do t’ ju duhen n’jetë

kudo që të shkoni.