Ç’u bëre,moj manushaqe …Adem Nuhaj


Ç’u bëre , moj manushaqe …

Ç’u bëre , moj manushaqe

Për ty , po tretem i tëri

Kur , dilje në atë faqe

Atje , ku piqte shullëri.

Kur , dilje në ato skërka

Nëpër brinja , nëpër rrëza

Andej nga rrinte nepërka

Nga këndonte dhe thëllëza.

Dil të qeshin këto vënde

Me aromë të mbushësh malin

Dhe unë me aromën tënde

Të shëroj shpirtin dhe xhanin.

Nga ike , që s’të shikoj

Moj manushaqa me erë

Si , do bëjë e do duroj

Sa , të dalësh në pranverë.

Më thuaj gjumin ku e bënë

S’duroj , sa të vij pranvera

Në ëndërr më dole mbrëmë

Sikur më mbive te dera.

Gjithë lezet dilje te lera

Nëpër hone dhe rrëpira

Bashkë me shoqet e tjera

Por , ti ishe më e mira.

Moj manushaqa e bukur

Do të gjej , se ti më çmënde

Nuk do vij për të këputur

Veç të mar aromën tënde.