“Cudia” e Zaverit tё famshёm !…..
⦁ qё ka jo vetёm bukuri, por edhe histori tё mahnitshme.
……………………….Nga Spasse Thanasi
GRYKA E ZAVERIT
Në një grykë ujërat e liqenit
Rrjedhin si një lumë i madh
Nëpër zgavra e gryka të rrëmbyeshme…
Gurgullimat humbasin nëpër shkëmbinj
Duke kllokotitur nëpër të carat e shpellave
Zhurma të nëndheshme të ujrave
Gjer në Malin e Thatë
Ku derdhen në Shën Naum !….
E magjishme humnera që çan Malin e Thatë
nëpër guvat e shkëmbinjtë e coptuar
Prespa, sy-kaltër e ka legjendën e rrallë
vërshim uji pambarim në Grykën e Zaverit
nga “goja” e malit del në Shën Naum !…