Çudia e”çelësit” në vilën pranë Kadri Hazbiut…Albert Z. Zholi


Flet ish-Shefi i Gatishmërisë së Republikës, Sefer Pasha:

Çudia e”çelësit” në vilën pranë Kadri Hazbiut ku banonte një “personalitet” nga Kosova, që shërbenin i dy shurdhmemecë.

 -“Personaliteti” kosovar u gjet i vdekur, por asnjëherë nuk u bë prezent뉇 vdekja e tij!

Ju tregoj për “Çelësin” e Sigurimit të Shtetit deputet në Parlamentin e Shqipërisë

-“Çelësi” e mbaroi “misionin” në shërbim të Sigurimit të Shtetit dhe në demokarci u bë 4 vjet deputet.

– Që kur ai ishte njëzetë vjeç u rekrutua nga Sigurimi i Shtetit kur punonte pas të atit në një dyqan tek “Rruga Bardhyl”.

-Përgatisnin çelësa për qytetarët, të cilët kishin nevojë.

-Djaloshi i ri u dërgua në Shkollën e Ministrisë së Brendshme në degën e Sigurimit të Shtetit ku u diplomua për punëtor operativ.

E specializuan për përgatitjen e çelësave kopil, ku ai ishte mjeshtër.

Në një zyrë sekrete në lagjen “10 korriku” oficeri i Sigurimit të Shtetit i mbyllur mes xhamave të zinj përgatiste me dhjetra e me qindra kopje çelësash, të cilat i duheshin sektorit operativ për të hapur në fshehtësi dyert e atyre që ai i ndiqte këmba – këmbës.

-Dhe “çelësi” me oficerët e Sigurimit të Shtetit ka hapur qindra dyer në të gjithë Shqipërinë.

Intervistoi Albert Z. ZHOLI

Sefer Pasha, ka qenë shef i Gatishmërisë së Gardës së Republikës, funksion organik shtetëror në vitet e regjimit komunist. Pasha ka qenë shumë pranë udhëheqjes komuniste të kohës, si gardist në fillim dhe si drejtues më vonë. Ai vëzhgonte dhe “fotografonte” në mendjen e tij gjithçka, përcillte ngjarjet e kohës me shqetësim dhe reflektonte. Ato për të cilat flet duken ngjarje të njohura dhe të shumë komentuara, por ka ende të panjohura, të vëzhguara nga këndvështrim tjetër. Por njëkohësisht në atë detyrë ai ka njohur dhe shumë personalitete që me kohën nuk  njihen më nga publiku shqiptar. Seferi në memorien e tij ka shumë figura, që sapo ta ngacmosh, “hap ekranin e kompjuterit” dhe nga “harkdisku i tij” nxjerr thesare njohjeje të jashtëzakonshme. Sot po ju përcjellim një personazh shumë interesant për “Çelësin” e Sigurimit të Shtetit deputet në Parlamentin e Shqipërisë. Kush ishte “Çelësi” dhe çfarë detyrash kryente? Çfarë detyre kryente në sistemin monist?

Keni vite që jeni pjesë e Bibliotekës Kombëtare. Madje ju atje keni shtëpinë e dytë. Aty zhbironi historinë, njeh miq të rinj apo gjen  apo sheh persona që nuk i kishit menduar më parë. Mund të na thoni ndonjë ngjarje të ditëve të fundit nga Biblioteka Kombëtare?

Po ju tregoj një personazh interesant! Para ca ditësh që nga dritarja e Bibliotekës Kombëtare, ball për ball뉇 me Xhaminë e Hetem Beut, shikoj të lëvizte për ditë një njeri me qyrk të zi. Gjithnj뉇 i thoja vetes se ku e kam parë këtë njeri? Dhe e kujtova. Që kur ai ishte njëzetë vjeç u rekrutua nga Sigurimi i Shtetit. Punonte pas të atit në një dyqan tek “Rruga Bardhyl”. Përgatisnin çelësa për qytetarët, të cilët kishin nevojë. Djaloshi i ri u dërgua në Shkollën e Ministrisë së Brendshme në degën e Sigurimit të Shtetit. U diplomua për punëtor operativ. E specializuan për përgatitjen e çelësave kopil, ku ai ishte mjeshtër. Në një zyrë sekrete në lagjen “10 korriku” oficeri i Sigurimit të Shtetit i mbyllur mes xhamave të zinj përgatiste me dhjetra e me qindra kopje çelësash, të cilat i duheshin sektorit operativ për të hapur në fshehtësi dyert e atyre që ai i ndiqte këmba – këmbës. Dhe “çelësi” me oficerët e Sigurimit të Shtetit ka hapur qindra dyer në të gjithë Shqipërinë. Në shtëpi private, në hyrje pallatesh, në zyra e nëpër të gjitha ministritë. Çfarë nuk shikonte me grupin që futej misteriozisht nëpër lloj – lloj banesash. Kopjet e çelësave që ai i përgatiste kurrë nuk e lanë me gisht në gojë.

-Pse ka pasur përfitime të tjera veç rrogës, apo kishte privilegje të pashkruara?

Gjatë kontrolleve “çelësi” u fut në shtrate grash, në kasaforta e në bibilioteka. Filmoheshin armë të fshehta të padeklaruara, zarfe me dollar, foto “diversantësh”, kaseta pornografike, aparate përgjimi e letra, që vinin fshehtas që nga Amerika dhe Europa. “Çelësit” i pati qëlluar që kur hapte ndonjë banesë të befasohej me të papritura. Çudia më e madhe i ndodhi kur me grupin operativ vajti për të hapur derën e një vile në lagjen “10 korriku” afër së cilës banonte ministri i Brendshëm Kadri Hazbiu.

-Pse kishte 片udi në këtë vilë? Pse shërbenin shurdhmemeca?

“Çelësi” kishte dëgjuar se në këtë vilë banonte një “personalitet” nga Kosova. Atij i shërbenin dy shurdhmemecë. Ata nuk merrnin vesh se kush ishte ky njeri. Thuhej se me shurdhmemecët komunikonte vetëm një i madh. Po se kush ishte ky askush nuk e dinte. Vila mbështillej nga një mister i madh. Gjithsesi “çelësi” nuk dinte shumë gjëra. Detyra e tij ishte të kopjonte çelësat dhe “ustallarëve” t’u hapte dyert. Natën që “çelësi” u fut me kapot në vilë shudhmemecët ishin nëpër banesat e tyre. Sigurimi i Shtetit kishte të dhëna të sigurta se edhe “personaliteti” nga Kosova nuk ndodhej brenda vilës. “Çelësi” e hapi derën e vilës dhe u fut i pari në dhomën e gjumit. Pas tij ishte grupi operativ. “Çelësi” tek dera e dhomës së vilës u bë gur. Në krevat ishte i mbuluar me çarçaf një njeri i vdekur. Edhe oficerët e Sigurimit të Shtetit shtangën. Një skenë të tillë krimi nuk kishin ndeshur. Qenë hapur me qindra e me mijëra dyer. E mbyllën derën dhe u larguan. “Çelësi” që nuk dinte shumë të nesërmen ndoqi komunikatat. Për habi në asnjë rajon policie atë natë nuk kishte raportuar për ndonjë vdekje. As të nesërmen. Policia e Shtetit nuk kishte shkuar në ndonjë vendngjarje. Po ky njeri që u gjet i vdekur tek vila e lagjes “10 korriku”ç’qe?- thoshte “çelësi” i mbyllur në zyrën e tij me xhama të zinj? Kurrë nuk e mori vesh. Atij i kishin thënë se do t’i shtrish këmbët sa ke jorganin. “Çelësi” ishte jorgani i tij. Në një rast tjetër po tek kjo vilë ku shërbenin dy shurdhmemecët pasi ai me një siguri të plotë e kishte hapur bravën njëri nga shefat e Sigurmit të Shtetit i bëri vilës një kontroll të imët. Sigurimsit i punonte shumë fantazia. U fut në oxhakun e vilës dhe zbuloi një tunel. Ndezi prozhektorin dhe nisi kontrollin nëpër tunelin misterioz. Por tuneli nuk kishte fund. “Çelësi” asnjëherë nuk e mori vesh se ç’ishte ky tunel? Por në një rast ai dëgjoi një bisedë kokë më kokë të sigurimsave. Ky tunel duhet të kishte lidhje me tunelin e nëndheshëm të Bllokut të udhëheqjes, ku banonte dhe shoku Enver. “Çelësi” dëgjoi gjithashtu se tunelin e nëndheshëm të Bllokut e kishin ndërtuar gardistët. Atyre u hidhej një kapuç në kokë që në Durrës dhe u hiqej kur futeshin për të hapur tunelin. Edhe kur delnin në kokë u hidhej kapuçi i zi. Sigurimi i Shtetit është një shtet brenda shtetit thoshte “çelësi” i tmerruar.

-Po në vitet e demokracisë me çfarë pune vazhdoi çelësi”, apo me të njëjtin zanat?

Në vitet e demokracisë “Çelësi” e ndërroi xhaketën. U bë deputet. Ai qe i fshehtë e nuk e dinte askush se ç’punë kishte bërë? Nuk kishte dënuar njeri dhe nuk ishte marrë me dosje. Çelësat ishin “shpella” e tij agjenturore. Ata nuk dëshmonin.

Deputeti qëndroi katër vjet. Më vonë tek Rruga Bardhyl, ku kishte pasur dyqanin me të atin, e rihapi atë. Filloi të merrej sërish me zanatin e përgatitjes së çelsave. Qytetarët kanë nevojë për çelsat kur ata kanë difekte, humbasin apo ua vjedhin hajdutët. “Çelësi” e mbaroi “misionin” në shërbim të Sigurimit të Shtetit.