Dedikim për majmunet.
Çudi…
Fare pa tabu , lirike
Unë shërbej ti hop pirun…
S’është për ty ajo karrige…
Kam stil të veçantë unë
S’dua të më ngjajë asnjëra
Nëse do të bëhesh dhunë
Nuk i paske marrë të tëra…
Dihet , vjedhjet s’janë njësojë
Por ti nuk prek veç idenë
I ke lënë të gjithë pa gojë
Ti i shkruan ,por s’i.ndjen..
Çudi, zjarr kanë marrë nga zjarri…
epshi ,buzë e tharë, flaka..
Syri ,prushi , gjiri , bari
Fjalë që veç unë nxjerrë nga sarka.
S’i përdorë fjalët pompoze
Jam rogoz i bërë me kashtë
Hiqi duart prej Mimoze
Se të dalin këmbët jashtë..
Shpesh them se s’më prishet puna
S’i marrë majë për majë gjilpërat
Ti e djela ,unë e shtuna
Ja pra kaq të thjeshta gjërat…
Moza.
