Dafina Carkanji:Kjo është jeta


KJO ËSHTË JETA

Iku dhe një ditë,dielli perëndoi

Atje në folezën e tij ,atje shkoi

Errësira shtrihu krahët e nata ra

Yjet duken në qiell,e hëna e bardhë

Ikën një ditë e vjen një natë

Ikën një javë,dy, tre, ikën muaji..

Ikën viti ,shekulli kështu me radhë

Dhe Ne na ikën jeta, fare pa e kuptuar.

Ajo që na bën të ecim përpara

Është durimi,besimi ,shpresa

Ndaj mos mendo për atë që shkoi

Por shijo atë që ke ,kjo është jeta.