Dafina Carkanji:Muaj të Mbarë


Dafina Carkanji

Muaj të Mbarë

Sot Prilli shënon Nji

E presim si çdo herë

Me gëzim Unë dhe Ti

Muaj i dytë pranverë

Po ti nis sot pak ndryshe

Jo si muajt e tjerë

Do bëjmë shaka e qyfyre

Do të japim shumë vlerë

Me ty sot do qeshim shumë

Do qeshim sa për tërë vitin

Se njëherë vjen ti tek ne

Me gënjeshtra do të mbysim

Metafora e hiperbola

Aq sa nuk i imagjinoni

Thotë Një Prilli të mira u solla

Ndaj sot qeshni e gëzoni

Sot dhe deti bëhet kos

Dhe hëna puthet me diellin

Veç me politikën mos na nakatos

Ajo, Një Prill e ka gjithë jetën

Sot pak ndryshe qe poezia

Po vetëm sot qe kjo shaka

Ju uroj o miq nga zemra

Muaji Prill qoftë i mbarë