Dafina Molla
Ardhsh i mbarë

Një mirmëngjes me diell e duam
Të na puth rrezja mbi ballë
Boll të ftohtin e duruam
Dimër,lëri pranverës radhë
Të përkëdhelen lulet e bajames
Të kumbullës e të qershis
Të bëhen më të buta mbrëmjet
Që xhirua e mbasdites të nis
Të cicërojnë ëmbël zogjtë
Të mos ndalë kënga e tyre
Dhe fëmijët të lodrojnë
T’u qeshin ,bebëzat e syve
Ndaj të duam moj pranverë
Gjallërinë tek ne e sjellë
Që nga më i vogli tek i moshuari
Ardhtë sa më i mbarë behari.