Dafiola Nepravishta
Berati
Sipër eshtrave mijëvjecare
Krenar mban të bardhemet shtëpi
Si sy të voglat dritare
Gurgullojnë mendueshëm lotët e kalasë
Shndërruar në ujëra lumore
Dritë-hijet buzë bregut
Përqafohen në përhumbje kristalore
Sipër shpinës së brishtë
Mijëta gjethe e përqafojnë si duar
Bien ëmbël si një simfoni
Ende e pambaruar.
