
Gjysmë
Harkohen netët
Në gjysmëhënë
Në aureolën e saj
Ku të shkoj për të kapur gjysmëdritën?
Shëtis në gjysmërrugë
Mbledh gjysmayjesh
Me to si fanar …
Ndricoj gjysmën time
Që nuk e shquanit dot.
Plotësoj gjysmëëndrrën
Që më pret pas natës së qelqtë
Duke pritur mëngjesin
Shfaqem e tëra
E plotë….pa gjysma.