Dafiola Nepravishta-Legjenda e Beratit


Legjenda e Beratit

Ajo qendron shekullore atje lart
E vetme…krejt e vetme
Nuk zbriti kurrë tek ne
Si kurorë missi mban bedenat mbi kokë
Gurët ,teminat e fustanit të nusërisë
I farfurijnë nga dielli I lindjes
Që nuk e veshi kurrë
I derdhen tej poshtë
I rrjedhin duarve lotët
Edhe sot…
Dikur shkroi njē vijë
Dikur formoi një lum
Qyteti të mos përmbytej
Nga trishtimi i saj
Akoma qan
Pse qan?
Me vite qan.
Thërrit …me të madhe thërrit
Zgjoi dashuritë nga gjumi
Si Zanat krushqit e ngrirë

Piktura :Dritan Coku 

About Post Author