Ngjyrat e shpirtit
Luajnë ngjyrat e vjeshtës
Në degëzat e shpirtit praruar
Prej dritës së pakët të syrit të saj
Ku gjysma diku arratiset
Në faqen tjetër të botës
Luajnë ngjyrat e vjeshtës
Si tingujt e harpës…
Si vallja e shiut…
Pikojnë në qerpikët e kuqerremtë
Të dalë boje
E rreshkasin të bronztë
Në sytë e një statuje.
