Mendimi
Si drerë të trembur
Në pyllin e errët nga nata
Vrapojnë mendimet e tua
Në sytë akuarium i qelqtë
Siluhetat e tyre
Fshihen qerpikëve
Si ta lexoj mendimin?
Humba në mjegullën e tij
Por vrapin s’e ndaloj…
Në pyllin e mendimeve te tua
Dita sapo agoi.
See author's posts