Dajot-Petraq Pali


Petraq Pali

Nje kusheriri im i lindur në Athinë me të dy prindër emigrantë nga Piqerni mbasi i kishte vdekur i ati të cilin e kishin varosur po aty,u kthye me të ëmën në Atdhe kur ishte vetem 14 vjeç.

Ishte viti 1945 kur mbritën në Piqern nënë e bir.

Në Athinë veç të atit të vdekur, kishin ngelur gjallë aty dy dajot e tij (Vëllezërit e nënës) me familje e fëmijë.

Ishin nënëpunësa dajot,se ishin të shkolluar njëri avokat e tjetri financier të ngulur me katandi e prokopi.

Ishin vite e kohë urie se sa kishte përfunduar lufta e dytë botërore dhe gjëndja e popujve kryesisht te ballkanit ishte copë copë me një varfëri të tejskajshme e të mjeruar.

Vëndi jonë i përjetoi më keq vitet e pas luftës,se këtu ndryshe nga vëndet e tjera u installua diktatura nga më të egrat në botë dhe populli se ngriti kurre kokën lart.

E riti e ëma bonjakun me majën e gjëlpërës,se sa jetoi në Athinë mësoi e më pas punoi si robaqepëse dhe ketu.

Ishte e shkolluar e ëma kishte mbaruar liceun Grek,dhe ishte shume ndryshe nga grate e tjera të fshatit,si në kulturë,në higjenë komunikim dhe në jetesë.

Burri i saj kishte pension te mire Grek dhe çdo tre muaj,nën kujdesin e të vëllezërve i vinin paratë nëpërmjet bankës,bile kur lejoheshin pakot der inga ’67,bonjaku vishej si European,me pallto “guub”me kullaro e kabardina,këmisha bore e bardhë,kepucë llustra fine e me syza estravagante dielli.

Me thenë të drejtën,ndryshonte nga të gjithë djemte e fshatit,si ne veshje por dhe në kulturë zotëronte Greqishten në mënyrë perfekte se kishte bërë shkolle atje, por dhe këtu kishte ndjekur teknikumin e ndertimit ne Tiranë.

Ishte shumë shumë i zoti i kompletuar dhe ne punime dore,enciklopedist,autodidact,piktor,

gdhendes,sculptor,

murator,marangos,elekticist i gjithëanshëm dhe shume i mëncur,elokuent i jashtëzakonshëm,luaante me fjalën si pedagog didaktik .

Kishte bagazh të madh si intelektual,nuk i dilte njeri para,një kujtesë fenomenale,encikopedia e tij ishte e pa fundme.lexonte literature,njihte shkencat dhe letersine,mirte vesh nga muzkia,njifte kompozitoret,piktoret shkrimtaret e shkencetaret boterore,kur ai fliste njerezit dëgjonin të habitur.Kishte parë lloj lloj filmash se ishte rritur ne Athine.

Dinte historine Greke te vjetren dhe të re,dinte mbi dy mije trp mijë thënie e postulate apo fjalë të urta permendesh.

Debatohej e grindej (Polemizonte)me këdo donte ti shkonte e tij,egoist i pa arrire në disa a më shume raste.

Ishte shumë perifan dhe grindavec,e grinjar në ndonje rast ironic dhe provokator.

Nuk punoi asnjë ditë në kazëm,gjithmonë ose përgjegjes në ndërtim,ose dizenjator në qëndrën e kulturës,iventarizues,furnitor,apo propagandist.

Si në fshat dhe hera herës në qytet apo duke ngritur muzeumet e fshatrave si dhe dekore apo reklama te ndryshme lavd per pushtetin.

Ishte i kudondodhur.

Ngjante nga veshja dhe takëmet si “Antar Byroje”apo si ndonje aambasador i ndonje vendi Perëndimor.

Kur vinin “delagacione” te deleguar në fshat apo inspektore shkollash,nga veshja kushdo që të ishte do të tatakonin atë të parin,mbante dhe mustaqe spice,të holla si aktor.

Deri nga vitet nëndëdhjetë me dajot “Grekë”mbante marëdhënie të shkëlqyera aqë sa ata e ndihmonin hera herës bonjakun dhe të ëmën e tij motrën e tyre dhe financiarisht.

(Kur lejoheshin leket e ardhura nga jashtë) edhe me pas kur i vdiq e ema dajot nuk ndëruan kurs,gjithmone dergonin)

Kur u hapën e kur u çqyen kufijte,ishte nga të parët që donte të ikte në Athinë.

Mori fëmijët gruan dhe u gjënd atje,në një natë shkurti ku bardhësia e dëborës kish mbuluar si Athinën dhe malet për rreth.

I entusiazmuar,i gëzuar dhe i tej kënaqur me adresat e dajove në duar u rikthye ne vëndin e lindjes mbas 48 vitesh fix kur ishte 62 vjeç.

Për çudi dajot nuk u “befasuan” aqë shume siç e mendoi ky, as naten e pare as më pas,ndoshta ishin të moshuar apo kishin kohë që dëgjonin keq për shqiptarët dhe mezi duronin sa të iknin të ardhurit.

Nuk u bënin muhabet,indiferentë,për të mos

thënë dhe përbuzës.

Sa një ditë nga ditët avokati, që këta nuk kishin mbushur javën në atë metropol me atë mos mirësinë e tij i thotë nipit,dhe sa ditë do rini këtu dhe kur do ikni ne Shqiperi?

Se ciç e shikoni jemi me djemtë me nuset me fëmijët,nuk mund tu bujtëm dot.

Ne në shtëpinë tone e ju në tuajën, kështu është e mira,çdo kush ta varë pallton ne “gozhdën” e vet.

Hëëëëë tha me vete nipi i riatdhesuar,ndryshe i mendonte e ndryshe doli,për një javë ketu ne ata u merziten dhe k ikën nga trutë,hajdje mikpritje hajde.

E tmerrëshme.

Dajo,i tha një ditë nga ditët avokatit,ne erdhëm nga halli e varfëria këtu,dhe sa të jetë jeta nuk ikim më,mos e shko nëpër mend kthimin tone pas.Do rime me Ju,n akeni e u kem krah.

Ne shyqyr që u kemi,se gjithë jetën kemi qënë të varfër shume por më shume të malluar për Ju.

Endrrat për ju nak anë munduar tëre jeten,cfrë ësshtë kjp fjalë që na thoni ?

Nëna ime kur ndodhej ngushtë qante per ju e për largësinë .

Ju u ndatë me ne e ne me Ju,jemi një gjak.

Nuk mund të ri pa Juve,unë u kam ëndëruar u kam dashur,na keni ndihmuar,na keni hequr litarin në ditë të vështira nga fyti,si mua dhe nënës sime motres suaj.

Ja po ta them burrerisht,tani që erdhëm këtu na ke “pilaf”.

Do punojme e do risim e do shkollojmë fëmijët,e të behemi edhe ne si ju,shyqyr që na erdhi dita se kemi jetuar n’ kafaz si qëntë në zinxhira.

Avokati e dëgjonte me vëmëndje po dhe çfrynte nga inati i ngelur mes dy zjaresh (Nuset e djemve dhe djemte,çdo ditë bënin grinjë,u ishte prishur rehatia e borgjezisë Athinjote,ata s’kishin asnjë lloj ndjenje bamiresie për të ardhurit.bile i urrenin si lypsarët)

Te ardhurit ishin në qiell të hapur pesë veta të pa punë pa shtëpi.

Ku të shkonin,fillim i vështirë e më i vështirë behet kur i Joti të kthen krahët me përbuzje.

Ku të shkoni në qofte se dajua i përzinte nga shtëpia,”bylbylit” tonë po i mbaronin fjalët.

Athina Ju “nxi” brënda javës.

Nuk kishte asnjë lek në xhep,asnjë shpresë,qëndrimi tek dajot u bë i pa mundur,I vështirë dhe shume i keq.

I detyruar si mos me keq i qau hallin dhe dajos tjetër,dhe kërkoi ndihmë prej tij ta bujte disa dite familjarisht tani që I kishte zënë halli,ai ishte më ogurzi, e syfet sëz se i vellai,të dy edhe grate i kishin greke e jo arvanitase.(Ato vetem ironizonin varfërinë tone duke share e mallkuar ditën që u hapën kufitë.)

Nuk kishte asnjë lek të blente asnjë pakete cigaresh se cigaren se hiqte nga buza,lere për kafe apo për ndonjë konjak të cilin e kishte qejf.Sa ishte ne Shqiperi paketen me filter “Durresi se ndante,sic nuk ndante kafen fërneten,rakine apo ndonjë konjak “Skenderbeu”Jetonte më mire nga kushdo më shume se mesatarja.E nxirte lekun nga dheu.

PO delte shkurti e moti po egërsohej naty6ra më keq,ftotë.ngrica erë e hidhur,mbeshtjellur me gubin e para luftes që kishte sjellë nga Shqipëria,e me nje shall dale boje rethuar dy here ne gushë bridhte neper kafenete dhe “platitë” e Athinës mos diku do dukej ndonje dritë jeshile apo një fije shprese.

Ju lut dajos tjeter ti mbante pak dite familajrisht sa të regulloheshin diku,por ai ja preu si të pa mundur.

Rruget e Athinës e sheshet si Omonia ishin mbushur me Shqiptarë,të varfër të uritur të pa shpresë.

Ata që punonin ndihmonin e ndanin kafshatën me ata të pa punët,mirë rinia që ishin një e nga një po familjet e tjera që ishin katër a pesë pjesëtarë.

Një ditë nga ditët në sheshin qëndror të Athinës“Omonia” per fat të mirë të tij takon një mik të ngushte,personalitet në kohen “koleres” ish officer i lartë nga ata të Ministrisë Brëndshme i cili sa ra pushteti i Enver Hoxhes nga frika e “Demokrateve”çau rrethimin.

U përqafuan,dhe u ulën diku të pinin jë kafe për të cilën “heroit tone”i kishte vajtur ne place.

Cigare,jo,konjak jo, asnje dhrahmi në xhep,familja në mes të rrugës.

Duke ditur ish oficeri se bashkëbizetuesi kishte dajot dhe qe i siguruar i thotë në kofidencë do na qerasësh sot,bile do na japish edhe drekë.

“Heroi” jonë që nga batutat,humori,ironia e sarkazma ishin te tia e të pa para nuk ta përtonte për romuzet.

I thotë me qesëndi:

PO Po me kënaqësi ai që ka më shume lekë ne xhep do qerasë shokun,unë sa të kem ne xhep i hedh të gjitha.

Hapi pallton me p;ot sdonqeritet,nxori astarin e xhepave,hapi xhaketen nga brenda nga jashte përseri astarin te pantallonave po ashtu bosh bosh…gjithë xhepat ishin “krok”bosh?

Uaaaaaaaaaaa si kështu u habit e i erdhi keq ish Oficerit,po më befason.

Ti miku im lindur ne Athine,me dajot “boSSa”në këtë gjëndje po me cudit ?

(…ish Oficeri njihesh mire me “heroin”tone dhe ja dinte historine,se ai ishte gjithmonë ne vezhgim të tyre si perëndimor,por u “hahej” muhabeti e qene bere “miq”)

U ulën në një kafe të afërt mbasi ish Oficeri kur “zbrazi” xhepat me humor (dhe canten e dores)nga “basti” kishte dengje dengje kartë monedhash dhrahmi,ndoshta milioni a më shumë.

Shqeu sytë ky joni,shtangu,u mahnit,Zenel po më befason i tha kur i vure këto para,ti nuk ke as dy muaj ketu ndërsa unë s’kam para as për një pakete cigare,fëmijet po mi nxjerin dajot në rrugë ?

Si shume pyetje bën i tha Zeneli me qesëndi, pi atë kafen konjakun,blej dhe pesë paketa e mos u ndihej,të ruashin dajot ty.

Pe ç’pe hesht.

Grekët e mutit tha plot gojen Zeneli.

U bë më pas muhabeti maja maja,as pyetje e as përgjigje.

Më së fundi nipi i dajove ja plasi sy në sy shqip hallin që kish.

Zenel,jam në hall,dhe 100mijë dhrahmi të me japësh borxh do ti mar me kënaqësi,se më vjen turp të kthehem sërish në fshat.

Sa ti bëj ti kthej me rastin më të pare.

Besomë të lutem si këtë rradhë nuk jam ndodhur kurrë.

E tmereshme pesë veta të pa punë të pa strehë deri ikur o Zot ?

Po more me kenaqësi,nuk u mendua fare Zeneli,miku mikun e ndihmon në hall mos e vri mëndjen,kur ti kesh mi kthen.

Dhe kështu vepruan u ndanë si miq,e nipi i “dajove”e falenderoi me perulesi për nderin që i bëri.(Antipod p dajove,bujari Shqipteri)

Epilogu:

Ngjarja është e vërtetë,e hidhur e trishtuesheme.

“Nipi i dajove”që dikur birbilonte dhe ishte njeshi i muhabetit e i hallit,nikoqir e familjar model,që shtëpinë e kishte plot e përplot me mall shtriu dorën dhe kërkoi ndihme.

Nuk ishte turp! Ishte në hall!

Fati i bamiresit i doli ne rruge.

Shpresa dhe nje drite jeshile u hap.

Në periferinë ku jetonin dajot,nga lagjet më të pasura të Athinës ishte njohur me një “bakallexhi”dhe atë ditë që kishte marë borxhin i rrefen historinë atij për dajot

(I njifte bakallexhiu, ishin ne nje lagje te pasur te Athines) me ate greqishten perfekte e duke perdorur ironitë pa kursim e therëse per dajot e “pasur”ja tha të gjitha një e nga një.

E qerasi rendë “bakallexhiu” bujar, i shtroi dreke me kokë të pjekur qëngji e me recinë sa plasi duke pirë e duke ngrënë më shume nga marazi se sa nga uria.

E besoi sinqerisht dhe ju dhims.

Do të të ndihmoj unë “pedhimu”tha prerë(Greku)!

Po thyente dita dhe “heroi Jone” ishte berë çakërqejf dhe nuk mori vesh kur bakellexhiu me plot humanizem i tha mer familjen fëmijet dhe nëser të vish tek unë,do u lëshoj një hyrje do banoni aty,pa qira,pa paguar asnje detyrim si uje, drita apo taksa,do punoni dhe te jetoni si njeres.

U nda dhe ashtu plotësisht i dehur me borxhin e madh në xhep,i ekzlatuar nga alkoli e nga trishtimi i derdhi ne trapez të dajos të gjitha parate.

U befasuan,dhe ngrinë në vend të gjithë,kur si i cmëndur bertiste,merini lekët nuk dua tu kem asnje borxh,dajoooooo.

Nuset e djemte u futën ne dhomat e tyre te friksuara nga ulerimat e të “uriturit”e zonja e shtëpisë ngeli në banjë e nuk ddilte sa te qetesohej gjendja.

E shoqja e heroit i lutej të heshte se mos dajua i irrituar e I friksuar mos merte policinë e behej skandal.(Se policia ne ato vite dhe me pas të çonte direkt ne Kakavi dhe të “riatdhesonte” pa çare kokn në se ishe familjar apo beqar)

I bie e fikët dajos,djemte nuk dilnin ta permendnin,nusja e heroit I beri nje ponxhe der isa doli plaka nga banja.femijet u llahtarisën.

Te nesermen,kur dol inga “pjaca”takoi bakallxhinë,I cili e pyeti,more djalë kur do ta sjellësh familjen ?

(“Heroi” nuk kishte kuptuar as mbajtur mënd asgjë as nga takimi e dreka me bakallaxhine as skandali qe beri me Dajon në shtepine e tij)

Mbasi u bind u sqaruam mire me propozimin e bamiresit Grek,shkon mer valixhet ato pak canta nëpër duar dhe u sistemua ne shtepine e re larg dajove “peshkaqënë”!

Te nesërmen të pesë “herojte” tanë u sistemuan në punë do të lyein me bojë vaji një banese shume kateshe,pune qe e benin me qejf të gjithe.

Brenda dy javësh,po ekulibrohesh në mënyrë perfekte ekonmia,ne xhepat e zotnisë (Heroit tone) paketat e cigareve e markave te larta ishin plot,filloi ver recine e koka te pjekura.

Falenderonte “bakallin” çdo dite,punë kishin pa mbarim sa me ore te tëra punonin punoni.

Jeta mori për së mbare,Zenelin e kerkonte cdo te Diel ne sheshin Omonia ti kthente borxhin,asnje here nuk u takua dot me te per disa muaj.

Rehatia dhe perkushtimi mbas familjes me shtëpine gratis e me pese rroga cdo dite e bene per pak kohe “Superfuqi”.

Ama në ëndërr i delte cdo nate dajua e familja e tij,dhe bemat e tyre ajo “mikpritje bujare dhe e përbuzur”

Nuk e zinte gjumi të merte hake,donte të barazonte ekuacion,te rrikthente te “miren”e dajove.

Si “Nastradin”që ishte i shokon mëndja tu “kthente” reston:

Një të diel mengjes,ngre gruan e djemte u thote vishuni mire se do bejme një vizite dajosta falenderojmë pëer nderin e “madh” që na beri.

E refuzuan si e shoqja dhe djemte,në asnjë menyrë nuk duam te shkelim atje mbas atij skaandali.

JO do shkojme,eshte urdher tha “heroi”

Ashtu bene u veshën mire e bukur,si Athinjote, me rroba te mira e te shtrenjta,shkuan ne markete e u mbushen me canta me ushqime (mendimi dhe djallezia e tij),koka te pjekura qengji cdo nje per cdo fryme,pula te pjekura per cdo fryme nga te familjes dajos,shishe vere recini per cdo fryme,ushqime te shportes.

Dajo,I tha nuk ta harojme te miren,sa te kesh ne ketu,mos u stresoo per asgje,te gjitha shpenzimet sa te jesh e te roosh do ti heqim ne jemi pese krahe pune mos e vri mendjen.

Dajos dhe te shoqes,apo femijeve po u ikte truri nga super perbuzja qe u behej.

JOOOOO pedhimu,detyren bera thoshte dajua,ju lutem thoshte e shoqja me “modestine” e saj kemi gjithcka ju lutem ju lutem,çështë kjo ?

I gjeti belaja Athinjotet,se per disa te diela I njëjti avaz !

Sa një ditë tjeter të diel,u kishin blerë roba të shtrenjta,i mati supet dajos e i solli një pallto “Gub” me stpfe angleze,zonjes se tij pallto pellushi.

Ishte gjendje e tmereshme midis dy familjeve,e moren vesh e gjithe lagja,u tmeruan dajot se dhe tek tjetri beri te njejten gje.

Nuk do shkelni më këtu,moren vendim “Greket” e “heroit tone” në rast te kundert do lajmërojme policinë,dhe do tu debojme nga Athina.

JOOOOOO ketu nuk mund te na I beni,ne mezi Ju kemi Ju duam na “ndihmuat kur kishim hall” tani ne jemi ne punë dhe te ardhurat jane te kenaqeshme per ne.

Nje dite nga ditet “Dajua” nuk duroi me dhe lajmeroi Policine.

(Motivi na besdisin shqiptaret” Mori te krisur muhabeti.

U ndane nga Ploicia se nuk do benin me veprime te tilla dhe se skishin asnje komunikim më .

Do shihemi ne gjyq i tha me se fundi “heroi” dajos ne prezence te policise.

Tani kam mesuar te gjitha hilete,ti ke pervetesuar per 30 vjet te ardhurat e pensionit te tim eti,do shkoj bange ne bange e poste me poste te bejme bilancin sa leke na ke derguar nga pensioni i tij dhe sa ishin te ardhurat totale.

Dajo,na ke vjedhur,na ke mashtruar.

(Dhe ashtu beri,hapi gjyq dhe dajua u felliq ishte debitor I madh karshi llogarive qe administronte)

Do te te mar shtepine,se jane djersa e tim eti.

E tmereshme,dajos i ra strok cerebral qysh ne seancen e pare,ne baze te llogarive duhet tu kthente te varfere shume te medha parash.

Kaluan kohe dhe “borxhin” e Zenelit e shleu ne “Koridhalo”Zeneli kishte dy vjet i burgosur per afera korruptive.

Dajua më pas vdiq.

Nga Athina “Heroi: Jone Jeton I lumtur ne Paris.

Qeparo Maj 2011

*Ngjarja e ndodhur”