Dalan Luzi:Festa është e re,mendimi i vjetër


Festa esht e re,mendimi i vjeter.

Piqej vera neper vreshta.

Skeleti vishej,hidhte shtat.

.Zgjatej rrushi neper rreshta.

Gjak ky mallkim i lasht.

Shkendi prushi neper gota.

Mes te huajve,kenga s’bindet.

Me zemrat afrohet bota.

Paqja me lirine kurr s’grindet.

E cliruara vere eshte tinezare,

te rremben me krah qiellor.

Dhimbja lemoshe,genjeshtare.

Per mos t’ju pare,te fsheh ne krahror.

O ngrice e shpirtit rri urte!

S’shartohet mbi ty defrimi.

Festimi ka veren te squte,

ndaj cirret Kahjami,o te marre,pse s’ pini!

O mendime,si erdhet ne kete nate festive?

Beni me larg,atje ku lindet, ne Sherishte.

Per djerse, urrejtjen e trubullte kanaleve pive.

Si mund te pi sonte gjakun tend Jezu Krisht?

Me e vjetra mike s’m’u largove.

Me humbjet grindeshim ne te dy.

Nje cast te vetem me harrove,

kur u ngjalle im ate ne Trieste,kur me beri femije.

Krahut te humbur,memec dhe miop.

Te dalim o shteg,s’eshte jona kjo hare!

S’dua te pajtohem me asnje gote.

Pelerine e trishtimit rene kishte mbi Ne.

Me fal,s’me bindet harresa!

O gjokse e shpatulla ngjyer me perendimin.

E fshehe gravitetin,ndaj s’e pyeta.

Kjo force hyjnore skllav ben njerezimin.

M’a flakini gjumin mengjesor!

S’eshte pjesa ime,njoh vetem nxitimin e ikjes.

Me lopaten qe djeresiste neper duar,

te mblidhja pikat e verdha te misernikes.

Krim,kur femijet e pa rritur shkonin duhan.

I zverdhte helmi i tij,gelltitur me pika.

I rrisnim me nikotinen qe si ushqim ja u dhame.

Dyll hibriti,plumb neper prita.

I verdh helmi edhe misernika e verdhe.

Nga vargjet e femijeve zverdhej Shqiperia.

Albumit te vuajtjeve asnje dite s’munda te zgjedh,

para tavolines te buzeqeshte femija.

Dhimbje ne kujtese,pa mundur ti shrrenjos.

S’ka vend ti jap jete ne asnje varg.

Si epitaf mbi varr ta vendos,

per t’mos me patur meri Atdheu ,po i fsheh larg.

Shqetsime te njoma, shpresa te thara.

Shumezohej dimri me naten fat.

Rrjete,’Lufta e klasave’,na filtronte e para.

Njezete e dy vjet nata, me karatin me te larte.

Me njolla fushat,si arnat ne pantallona.

Me arna mbuloheshim,atllasi politik.

“Dashuri per Partine” shtohej ne lista dhe tollona.

Ne exsod Atdheu,gjysma ne vorrezen Adriatik.

E shiten, e vrane Shqiperine,ngeli qyqare.

I shkulen zemer dhe gjak ,e dogjen ne flake.

Nga c’kryqzime linden partite me tinezare?

E mjera Shqiperi abortoi ate nate.

Te vrasin njer-tjetrin.Ne te ndihemi qet.

Gjyq dhe drejtesi ,loja me e ndyre.

I shtrenjti Atdhe, si te mbyti ky termet?

Mos u turpero te shihesh ne pasqyre!

Dalan Luzaj

About Post Author