Amaneti i ushtarit
Mos.. mos mi prekni plagtë,
S’du me mi çep rrënjtë e lirisë.
Lemni, le t’kullojn gjak
Shpirti le t’mbahet n’kullat e jo i robnis.
Du me m’varros mbi tokë arbnore
Mos mi mjekoni plagtë
Se s’paska ndjenjë ma t’bukun e bujare
Se trupi e zemra t’pushojn për k’të tokë amtare.
Veç m’lomni me Flamur
Se tjetër vdekje s’du me përjetu
Me tjetër qejfi s’du me u mshtjellë
Veç me krahë Shqiponje
Për të cilën fliova këtë jetë.
Eh, shokt e mi
Kur t’shkoni te nana me i dhan’ haber
I thoni mos t’nxjerr lot nga syt
Se emblem lirie u ba djali yt.
I thonë o shok se ky asht amaneti im
Se s’paska vdekje ma t’mirë
Se të vdesësh për lirinë.
