Dallëndyshe në fluturim-Gezim Bega


Ku je nisur dallëndyshe bukuroshe,

ndoshta pregatite pêr udhë të largët,

Të khehesh shëndosh aty në qoshe,

folezën tënde ke, ku ke lindë evladët.

Këngën tënde në qiell po e ndjej,

melodia e saj jetën po ma shtonë,

Fluturo mikja jonë e gëzuar e lirë.

të presim,.të vish si gjithmonë.

Do ishim mirë në tjetër shekull,

se ky vënd nuk ‘është për mua,

Vëtëm drejtësisë,s’besoj tjetër,

kërkoj drejtësinë,që aq atë e dua.

Unë flas vetëm për emrin tim,

nëse poshtërsitë më mallkojnë,

Po s’të pëlqeu me jep si dënim,

kujtesa jote, edhe do më mallkoj.