DALLENDYSHET MBETUR NE SKUTAT E GLOBIT


Fran Ukcama

Dera u rrexu,

Çelsi ka mbet varur,

Si trumcak ne dimer,

Ne ferre i mardhun..

Kalbur traret e Shpise,

Lmyshkun muret, nxi,

Dritaret gojehpun,

Pa kulm, pa çati..

Shtegun mbulue bari,

Guret dremisin idhte,

Oh simfoni mortore,

Kombit brinje me brinje!?

Mbeti shpresa pezull,

Plague ne gjoks kaprolli,

Ku Jane dallendyshet,

Mbetur n’ skutat e globit..

About Post Author