Dallgët e jetës-Fatbardha Budini


Dallgë,dallgë shkojnë valët tona të jetës.

Dallgë e valë lundrojnë mbi këtë Tokë të veshur prej shpresës.

Njerëzit notojnë mbi to pa u ndalur pa e ditur,se ku po i dërgojnë.

Dallgët e valëve të shoqëruara në stuhi jetën e vërshojnë.

Vallë këto dallgë ku po na dërgojnë?

Në brigjet e lumturisë apo aty ku jeta fillon dhe mbaron.

.Njerëzit nuk dinë asgjë rreth të vërtetës.

Kjo jetë vazhdon,e shoqëruar nga

stuhitë e jetës.

Dallgë,dallgë jeta jonë lundron e lundron.

Dhe vjen një ditë që gjithçka përfundon.