Dallohet regresi
…………….. Humoristike…………
Si erdhi kjo kohë more aman,
këmbë dhe duar gati sa s’plasin,
kërkon me lëvizje të bësh derman,
kur vjen ajo ora me mua gërthasin.
Dikur s’doja t’ia dija vrapoja si kalë,
çohesha pa gdhirë, punët merrja rradhë,
tani dhe përciptas mezi që ia dal,
jo se nuk dua, me zorr iu bëj ballë.
Që të mos vonohem rrinte hapur dera,
madje edhe bukën e haja në këmbë,
dikur dhe të donte nuk më trëmbte era,
isha gati të haja hekurat me dhëmbë.
Tani edhe duart s’duan të urdhërohen,
në sfidë me të shkuarën kam mendimin,
edhe kur më duhet lehtas të përkulem,
zorri më mundon që të drejtoj kurrizin.
Si erdhi kjo kohë more aman, si erdhi,
me mua dhe pasqyra doli në pension,
ndoshta dhe të tjerë e shohin regresin,
rrudhat në fytyrë dhe thinjat mbi kokë.
Tani ju gëzohem ditëve të reja që vijnë,
s’kërkoj shpagim për gjithçka që kaloi,
po të jetë me kaq mendimet vetë mbijnë,
më thonë që të lutem, lërmë o Zot të rroj…..
Suzana Rama DV
Tirane 28 08 2023