Danel Cana:Nata na dëgjoi


– NATA N’A DËGJOI

Shkoi mikja ime shkoi,

një fjalë dot s’ja fola!

Pa ra nata, e dëgjoi,

miken përqafova!

Sikur era të kish gojë,

për sekretet tona!

Si pëndët e një palloi,

t’a mësonte bota!

Pa ra nata, e dëgjoi,

ankimet e zemrës!

Nuk ishin ankime, jo,

rënkimet e ndjenjës!

Dy zemra të përqafuara,

nuk ankohen dot!

S’e masin dot dashurinë

dhe rënkojnë kot!

Shkoi mikja ime, shkoi

dhe s’i fola dot!

Pa ra nata, më dhuroi,

përqafime plotë!