Dardanisë:Feri Arifi


DARDANISË
E pash një fushë
Më 18.02.2023
Aty në kodër
Me varre plotë
Aty në Shkup
Dardani shkruante
I pastrova me duart e mia
Nuk munda të rri
Ashtu si çdoherë
Lajm shiqimin e bëra
Nuk e di kur i pashë
Që aty punonin
Ata ekspertët sllavë
Me inate
Gjithçka thyenin e shkatrronin
Po po të gjitha varret
Ashtu i fotografova
Thash ku jam
Mendja vërdall më shkonte
U hamenda nga inati
Të them diçka???
Ata me ndoqën nga aty
Po po iki nga toka ime
Që gjysh e babëgjysh vdiqen
Në këtë tokë të parëve të mi
Lotët më rridhnin si shi
Thash me vete
Dikush po pasurohet
E unë çdo ditë po varfërohem
Për “Komb” e “Atdhe”
Po po edhe po fyhem
Nga shqiptarët
S’e di pse!?
E pys veten kush jemi. 

About Post Author