Dardha bie ndënë dardhë-Bilbil Murataj


FABUL

Gjer tek ne fjala ka ardhë

“Dardha bie ndënë dardhë”,

Si për mirë dhe për keq

Puna e dardhës shkon për dreq.

Kur punët shkojnë si në vaj,

Dardha ka pjesën e saj,

Del fëmija harakat,

Dardhës i turren me vrap,

Në të zezë e në të bardhë,

Prap e vuan e mjera dardhë.

Kush e di le të më thojë,

Mund të bjerë dardha tek ftoi?

… Nuk bie molla tek kajsia,

As dardha tek zerdelia,

Çdo frut bie tek rrënjë e tija.

Iku kjo si shprehje e vjetër,

Tani kemi diçka tjetër,

Nga e vjetra sigurisht

Dardha paska mbrapa bisht …

Tani, kush do të më thojë,

Nga e ka bishtin ftoi?

Po kumbull, qershi e thanë

Përpara bishtin e kanë?

Kafshë, shpendë e gjithë ç’janë,

Pas të gjitha bishtin kanë.

Kështu do e lëmë, se kështu e gjetëm,

S’mund t’i vëmë emër tjetër,

Ndaj dardha të rrijë e qetë

Për bishtin dhe kokrrën e vetë …