Dardha me trashëgiminë magjike dhe potencialin natyror drejt një zhvillimi të qëndrueshëm si destinacion turistik model për gjithë rajonin.
Si mund ti kaloni pushimet në Dardhë?
Pjesa e Pestë.
(Përgatiti Arian Çika)
Dardha është përfshirë në Projektin Kombëtar të Turizmit “100+ Fshatrat Turistikë të Shqipërisë” të menaxhuar nga Qeveria dhe Institucionet kompetente përgjegjëse.
Janë miratur legjislacioni për turizmin dhe akte ligjore që kanë lidhje me të.
Në këtë kuadër e më gjërë Qeveria, Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Turizmit kanë përgatitur për përdorim një Platëformë Kombëtare Turistike të emërtuar TEA – një kalendar turistik kombëtar ku vizitorët dhe turistët vendas dhe të huaj mund të shikojnë dhe përzgjedhin ofertat e ofruara për të gjithë territorin e Shqipërisë.
Në “boom”-in e tanishëm dhe të pritshëm në të ardhmen, Dardha dhe dardharët kanë mundësinë të rishikojnë Paketën Turistike të Dardhës.
Dardha i ka oportunitetet që të ofrojë e zhvillojë një Paketë Turistike model falë resurseve natyrore dhe trashëgimisë të pasur dhe unike, e cila do të sjellë probabilitete më të mëdha të përzgjedhjes nga vizitorët e turistët që ata të pushojnë për një periudhë më të gjatë, falë atraksioneve të larmishme kulturore, rekreative, rigjeneruese etj, të cilave i destinohet turizmi bashkëkohor malor.
Në katër postimet e mia të mëparëshme për këtë temë unë përgatita falas rreth 45 “postera”
që kanë lidhje me krijimin e Paketës Turistike të Dardhës” në të ardhmen e afërt.
Çdo dardhar ka të drejtë të ofrojë propozimet e tij, sipas ideve dhe eksperiencave që ka parë kudo.
Kryetari i fshatit Dardhë si përfaqësues ligjor i organeve shtetërore kompetente lokale (në bashkëpunim me dardharët kudo ku jetojnë brenda dhe jashtë vëndit si dhe shoqatën dardhare “Shpresa”) ka detyrimin të aktivizojë procesin e hartimit të Paketës të re Turistike të Dardhës.
Me autoritetin që i jep ligji, Kryetari i Fshatit Dardhë mund të fillojë procesin e kërkimit dhe të marrjes të organizuar të mendimeve, ideve, propozimeve të ndryshme nga dardharët e interesuar me qëllim hartimin e një Pakete Turistike të Dardhës nga një grup pune të përbërë me ekspertë të turizmit.
Kjo paketë e re turistike e Dardhës pas miratimit nga palët e interesuara, mund të vendoset zyrtarisht në Platëformën Kombëtare të Turizmit TEA.
Kjo paketë e re turistike e Dardhës do të synojë që çdo dardhar i interesuar të përfshihet duke ofruar resurset e tij akomoduese dhe marrë pjesë aktive në menaxhimin ose organizimin të pikave specifike të aktiviteteve që kanë lidhje me turizmin, duke marrë përftimet ekonomike që i takojnë.
Në Dardhë, dardharët kanë mundesi të përgatisin guidat turistike specifike si dhe ofruesit e shërbimeve specifike kulturore, rekreative, rigjeneruese, akomoduese sipas kërkesa të akteve ligjore nëpërmjet proceseve formale të certifikimit nga organet kompetente etj.
Kjo paketë e re turistike e Dardhës do të mundësojë hartimin dhe zbatimin e projekteve të ardhëshme të zhvillimit nëpërmjet përdorimit të fondeve publike monetare kombëtare apo lokale në lidhje me përmirësimin e infrastrukturës, ngritjen e disa muzeve të Dardhës sipas legjistacionit për trashëgiminë dhe muzetë, etj etj.
( Përgatiti Arian Çika, 22.08.2023)