Dashni e bekueme-Azem Baliaj


Njemije here me ta perserite

cka t’kam thane diten e pare,

Dielli prape, si at Maj ndritë…

fatet tona, fjolle ecen mbare.

Sepse Ti ishe Dielli e asaj dite,

(nuk kam nevoje me u betue)

Ti ishe ajo mrekullia magjike

qe m’bani n’ty me u “strehue”.

M’bani me dite cka a dashnia,

sa vlere ka kur dikush te don…

Shtove miresi n’virtytet e mia

e bash n’thelb t’shpirtit, jeton.

T’kam shprese ne hapat e Ri,

mall n’muzen e pashkrueme…

T’kam Lule Maji ne perjetesi…

t’kam flori, dashni t’bekueme!

Lezhe,11.11.2023.-ajb-