Dashnor Kokonozi


Plot dhjetë vjet më parë, Philippe Demarque, që në cilësinë e mikut dhe të kryetarit të Shoqatës së Santiagos, shkroi edhe parathënien e librit tim “Santiago de Compostela, më tregonte për analizën e atij viti gjatë takimit të shoqatave kombëtare franceze. Ishte andej nga fundi i analizës vjetore kur kryetari i të gjitha degëve të vendit, pasi detajoi para një ekrani të madh grafikët e numrit të pelegrinëve që kishin shkuar atë vit në Santiago të Spanjës, pra pasi foli për mijëra francezë, gjermanë, italianë, polakë, kanadezë, për qindra zvicerianë, austriakë, për dhjetra koreanojugorë, japonezë etj., mori të zbriste nga tribuna, kur tha:Prisni pak. Paska diçka të re këtë vit.Atë çast, në ekran ishte shfaqur një vijë e hollë fare, sa mezi dukej. Madje, shumë as që e shihnin fareE, pra, tha kryetari, këtë vit për herë të parë në histori paskemi patur edhe një pelegrin nga Shqipëria!Këtë e njoh unë, kishte bërtitur Philippe, duke u ngritur menjëherë më këmbë, me dorën lart.Salla kishte qeshur dhe pastaj, duartrokitje!……………….Shënim 1 Kur kryetari i gjithëpushtetshëm i Shoqatave kombëtare kishte thënë “për herë të parë në histori”, kjo ka nevojë për shpjegim. Statistikat e pelegrinëve që hynin në Spanjë (Roncevales, për hollësi shihni librin në fjalë) me urdhër të mbretërve spanjollë filluan të mbahen diku aty te fillimi i viteve 1700. Kjo shpjegon faktin, që në këto regjistra nuk figuron emri i Pjetër Budit, që dihet mirëfilli se ka kaluar aty (e thotë ai vetë), por me gjithë kërkimet e mia nuk ia gjeta emrin në rregjistrat në fjalë për arsyen e mësipërmeShënim 2Në librin “Hulumtime mbi historinë e krishtërimit në Shkodër… ” të Edmond Malajt mund të gjeni studimin e vetëm shqiptar mbi pelegrinët e Santiagos. Malaj tregon se që në shk.13-14-15 dalin emrat e mjaft vetave që janë nisur në Santiago. Por, megjithatë, jo për veten e tyre. Pelegrinazhe të tilla kushtonin dhe shpesh ishte zakon të financoheshin nga njerëz të kamur të cilët ngarkonin të tjerë të shkonin e të luteshin për ta në katedralen e Santiagos, për problemet që kishin, kryesisht sëmundje të rënda në familje etj..Ishte një kohë kur aty shkohej përjashtimisht për arsye fetare dhe ai shihej pak si një udhëtim terapeutik. Pa përjashtuar edhe mëkatet e vogla që të hiqeshin nga lista falas☺

About Post Author