Dashuri-Bledi Ylli


Bledi Ylli

Ti më prek e unë tundohem

Si i djegur bëhem hi

Kur largohesh, dëshpërohem

jetë vallë kjo, dashuri?

Ti më flet e unë i humbur,

të vështroj… E humb më shumë

S’gjen themel zemr’ e lëkundur

Rrëmbejnë ndjenjat si një lumë!

Ti më do edhe m’a thua.

Mirëpo unë s’di s’i ta them.

Të pohoj ‘’dhe unë të dua’’

Eshtë një varg, jo një poem’…

Sespe thjesht, ndjenjat e mia

Nuk i nxë veç një fjali

Nuk mjafton as poezia

Do me dhjetëra, poezi!

Ti më prek, unë shkrij si hekur

Përpëlitem, bëhem hi

Kur largohesh, jam i vdekur

Pikë! Kjo quhet dashuri!