Dashuri e pamundur..,moj hënë!-Eduart Veli


Në mesnatë u putha me Hënën,si i marrë.

Askush s’ka provuar puthje të zjarrtë Hene.

Mos ik,rri me mua fliste Hëna duke qarë..

Do iki i thashë,smund të të dua moj qëne!

Puthja jote Hënë,nuk e di pse smë shijoi.

Dhe të gjithën,nuk mundem të të pushtoj.

Dielli,na pa i zemëruar,një letër më shkroi.

Nëse e puth prapë Hënën do të përvëloj!

Do vij me ty në Tokë,fliste me ngashërim.

Më puth të lutem,parreshtur i dashur përsëri.

Do më lësh mua në qiell,të vetme në trishtim?

Shkatërrohet Bota,i thashë,për një dashuri?!!

Martohu me diellin Hënë,ai për ty përvëlon.

Ai ka miliarda vjet,që të dashuron si marrë..

Lotët si llavë vullkani,Hënë,ti nuk ja shikon?

Diellin moj e bukur, s’e shoh dot duke qarë !

Ftoni në dasëm të gjithë yjet e galaktikës.

Vallja me dasmorë të shtrihet nga poli në pol.

Për dasmën tuaj,do dryshojnë ligjet e Fizikës!

Dielli pret fjalën tënde,të lutem moj Hënë fol !

Nuk foli Hëna lozonjare,dasma nuk u bë kurrë.

Hëna,su bë nuse,su vesh me të bekuarin fustan.

Dielli,i djeg kostumet,s’u bë dot dhëndërr e burrë!

Toka,u jep bekime të dyve,por sju bën dot derman!

Në Tokë më zbrti Afërdita,po agonte mëngjezi.

Në breg të detit,më priste vasha ime si një Zanë..

U puthëm ne si të çmendur,dashuria na ndezi.

Hëna,na shihte me zili ,dhe fekste krejt dynjanë!