DASHURI E PARË
FATMIR PUSHI
Një valë, e ngjyrës së artë,
Në gëzime e hidhërime,
Njëri tjetrit i qëndruam pranë.
Ka një det të fshehur në ty,
Në nënshtrimin e vullnetit tëndë,
Elementët dhe dëshirat …….
Të gjitha forcat e tua !………
Ti duke shtrënguar supet,
Dukesh si një zog fluturues,
Që fluturon në botën e lirë.
Vuajtje…………. e rilindje !,
Duke sfiduar vullnetin e fatit,
Ndryshimi i drejtimit……..
Një ndjenjë …………….
Je krijesë prej çeliku,
Në një siluit të hijshme,
Duke rrëshqitur përmes një dobësie,
Duke i dhënë jetës butësi,
Me lëvizjet më të mprehta.
Pamja jote e mahnitshme,
Ajo ka dhimbje……. e admirim ,
Doktor: për princeshën kujdesu,
Diçka të përket ty…………
Shpirti në lulëzim e luleve ,
Krijuar nga vetë krijuesi !…..
Ti je yllë i sajuar prej drite.
